Ndërsa ja filluar periudha e regjistrimeve në shkolla, ministri i Mirëqenies ociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj iu ka bërë trrje prindrve që mendojnë dhe për arsimin profional, që sipas tij afron punësim të sigurt.
Gjatë vizitës së tij në shkollën e mesme Industriale “Pavarësia” në Vlorë, pjesë e turit promovues që ministri po zhvillon nëpër të gjitha shkollat profesionale të Shqipërisë, ai tha se punësimi më i madh është tek privati jo shteti.
“Arsimi profesional është një arsim që ofron punësim. Punëdhënësi më i madh sot është privati, jo shteti. Privati nuk pyet i kujt je apo për cilën parti ke votuar, por pyet çfarë di të bësh me duart e tua”, tha Veliaj.
Ministri theksoi se kush ka arsim profesional është më i punësuar se sa një kategori tjetër që ka ndjekur gjimnazin e përgjithshëm ose zotëron një diplomë si ato që janë prodhuar me shumicë në tetë vitet e fundit.
Shkolla e mesme Industriale “Pavarësia” funksionon që prej 42 vitesh dhe degët që ajo ofron janë: teknologji informacioni dhe komunikimi, elektroteknikë, teknikë ndërtimi, termohidraulikë, mekanikë dhe automobila.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO