Kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë një nga çiftet publike më simpatike të Tiranës. Ata shumë shpesh janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, jo vetëm në evente zyrtare por edhe gjatë aktiviteteve të jetës kulturore në kryeqyetet.

Më së fundi çifti është parë teksa shijonte ndeshjet e Shqipërisë në Tirana Fan Zone. Fotografia që kryebashkiaku ka zgjedhur të postojë për të uruar dashurinë e jetës së tij i përket pikërisht njërës prej atyre ndeshjeve pasi të dy në mes të tifozëve të tjerë po bënin tifo për Shqipërinë ndërkohë që veshur mbajnë fanellat e kombëtares. 
Në përshkrimin e kësaj fotografie Veliaj ka shkruar: ”Ajola, dashuria ime e bukur! Mezi i pres dhe 100 ditëlindjet e tua të tjera - tifozi yt me i madh''.

veliaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com