Zjarrfikësit shpeshherë konsiderohen edhe si heronj të heshtur për punën e madhe dhe plot rrezik që bëjnë për të shpëtuar jetë njerëzish, prona dhe pasuri.
Një prej tyre është edhe 44-vjeçari Lorenc Hatija, pjesë e Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, i cili së bashku me kolegët e tij arritën që falë sakrificës së tyre të shpëtonin nga zjarri një pasuri të vërtetë, por kësaj here jo të një individi, por të të gjithë shqiptarëve, siç është fondi i librave të Bibliotekës Kombëtare.
Fotoja e tij në shkallët e Bibliotekës Kombëtare pasi kishte përfunduar misionin e shuarjes së flakëve ka qenë sot ndoshta më e klikuara në rrjetet sociale, ndërsa nuk mungonin shkrimet që vlerësonin punën dhe përuljen e këtyre njerëzve.
Një falënderim ka patur për Lorencin dhe gjithë punonjësit e tjerë të Shërbimit Zjarrfikës edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shprehet se falë kontributit të tyre u shpëtua një pasuri kombëtare.
“Faleminderit nga zemra Lorenc Hatia dhe kolegëve heronj të Zjarrfikëseve të Bashkisë Tiranë, shpëtuan pasuri kombëtare dje tek Biblioteka!”, shprehet Veliaj në falënderimin e vet.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com