Deputeti i PD në Shkodër, Kliti Hoti, ka denoncuar ndotjen në Velipojë ku krah një videoje të shpërndara në rrjetet sociale, kjo pjesë e bregdetit të Adriatikut nuk është gati për sezonin turistik.
Tualetet publike janë të ndotura dhe me problematika, sipas asaj që Hoti tregon në video.
“Kam përshtypjen se nuk bëhen gati më 1 maj, pavarësisht nga dëshira që mund të kenë”, shprehet ai.
Në video ai ka përfshirë gjithashtu edhe disa hapësira ku mbeturinat gjenden gjithandej.
Komento
Komente











