Velipojë/ Kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e lokalit pas konfliktit me kamarierin, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Velipojë/ Kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e lokalit pas konfliktit me kamarierin, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Foto ilustruese

Një 33 vjeçar nga Shkodra i shpallur në kërkim është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e një lokali në Velipojë.

"Ersild Ishmi ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 28 qershor të muajit të kaluar, në një lokal në fshatin Pulaj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.,  33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. H., 20 vjeç, kamerier i lokalit (i afërm i shtetasit Ersild Ishmit.)', informoi sot policia.

Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua pas konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë