Dy vëllezër së bashku me babin e tyre i kanë zënë pritë një të riu në fshatin MaliKolaj në aksin Shkoder- Velipojë duke e qëlluar me armë zjarri, fatmirësisht shenjestra e sulmit  ka arritur të shpëtojë pa u dëmtuar.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 ndërsa Kanto Vushmaqi sëbashku me djemtë e tij Edmond Vushmaqin dhe djalin tjetër akoma të paidentifikuar i kanë zënë pritë një automjeti tip veturë e cila ka qenë duke lëvizur në aksin Shkoder- Velipojë, pranë gurores në MalKolaj.
 
Pasi i janë afruar automjetit kanë qëlluar disa here në drejtim të autoveturës me kallashnikov por fatmirësisht drejtuesi i makinës K. N ka arritur ti shpëtojë plumbave.
 
Autorët pasi kanë hapur zjarr janë larguar menjëherë nga vendi I ngjarjes nga pjesa e pyllit ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie.
 
Këto të fundit kanë bërë shoqërimin e shenjestres së pritës K. N për ta marrë në pyetje mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa dyshohet se konflikti për një femër mund të ketë qënë shkak I ngjarjes së rëndë.
 
Policia ka shpallur në kërkim Kanto Vushmaqi (babai) dhe Edmond Vushmaqin së bashku me vëllanë tjetër të tij, pasi akuzohen për tentativë vrasje. Efektivët e policisë kanë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.  


grupet rivale shkoder
(Foto, vendi ku janë përplasur grupet rivale)


dy.b/shqiptarja.com