ITALI – Zyrtarët italianë kanë folur për operacionin “Enigma”, ku u arrestuan 16 persona, ku dy prej tyre në Shqipëri. Grupi drejtohej nga vëllezërit Hajri, të cilët janë shpallur në kërkim. Kreu i Guardia Di Financa të Venecias, Alberto Reda, ka deklaruar se organizata shqiptare funksionte si një grup mafioz de se ata bënin miliona euro nga trafiku i drogës.

“Arrinin të bënin miliona euro që i shpenzonin në blerjen e sasive të tjera të lëndës narkotike, por edhe në investime, duke blerë të mira materiale në fusha të ndryshme. Dënimet që do të kërkohen do të jenë të mëdha, pasi për kapot është e parashikuar burgimi deri në 20 vite burg, ndërsa për trafikun ndërkombëtar të drogës, dënimi rritet edhe më shumë”, është shprehur Reda.

Kurse prokurori i çështjes, Adelchi Ippolito shpjegon se rajoni i Venezias është i njohur për fluksin e lëndës narkotike që vjen nga Lindja. “Ne përpiqemi ta ndalim atë dhe në rastin konkret për fat kemi arritur të ndalojmë një sasi të konsiderueshme”, tha Ippolito.