Vendet e zhvilluara kërkojnë 17 mln infermierë, ekipet shqiptare do të rrudhen sërish

Vendet e zhvilluara kërkojnë 17 mln infermierë, ekipet shqiptare do të rrudhen sërish

Në rang global janë mangët rreth 17.4 milionë infermierë dhe punonjës të stafeve të shëndetësisë dhe shumica e vendeve bosh janë në Europë dhe SHBA, referon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vlerësimet e fundit (GIZ 2019) tregojnë se Gjermania do të ketë nevojë për 500,000 infermierë shtesë deri në vitin 2030 dhe kërkesa për punonjës të kujdesit shëndetësor në SHBA dhe Britani parashikohet të rritet dy herë më shpejt se popullsia deri në vitin 2035. Këto zhvillime pritet të nxisin në të ardhmen emigracionin nga vendet e Europës Lindore dhe Qendrore dhe sidomos Shqipëri, ku fenomeni i emigracionit është i lartë, raportoi Banka Botërore në një analizë për zhvillimet ekonomike të Rajonit të ECA.

Mungesat e personelit shëndetësor në vendet e zhvilluara po lindin për disa arsye. E para nga një preferencë e ulët në këto vende për diploma në kujdesin shëndetësor dhe ndryshimi demografik, pasi popullsia në moshë pune në Europë vazhdon të zvogëlohet dhe popullsia po plaket.
Teksa njerëzit jetojnë më gjatë, sëmundjet jo të transmetueshme, të tilla si kanceri dhe goditjet në sistemin nervor dhe kardiak janë shumë të zakonshme, duke shtuar nevojën për kujdes shëndetësor intensiv dhe afatgjatë. Ballkani Perëndimor ka qenë një eksportues neto i burimeve njerëzore. 14% e popullsisë së Serbisë dhe 40% e popullsisë së Shqipërisë ka emigruar në periudhën 1990-2017.

Banka lajmëron se, kur këto vende të anëtarësohen në BE largimi do të jetë edhe më i lehtë. Bullgaria, Kroacia dhe Rumania raportojnë nivele të larta të emigrimit të jashtëm për të gjithë punonjësit shëndetësorë, megjithëse kanë vende të lira pune në vendet e tyre. Pagat, kushtet më të mira të punës dhe zhvillimi profesional janë ndër arsyet kryesore për emigrimin e profesionistëve të shëndetit.

Fakti që shumë profesionistë të shëndetit emigrojnë pas arsimimit në kurriz të vendlindjes, mund të dekurajojë këto vende të investojnë në arsim.
Nga ana tjetër, rekrutimi selektiv ndërkombëtar i mjekëve dhe specialistëve ndikon në uljen e nivelit të shërbimit në vendet e origjinës.
Ekipi shëndetësor i Bankës Botërore në rajonin ECA ka nisur një punë analitike dhe për lëvizjen e fuqisë punëtore të shëndetësisë./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prec zogaj: 12/10/2019 01:56

    SHQIPERIA NUK KA NJEREZ TEPER PER TI DERGUAR NE GJERMANI PER TE PUNUAR SI SKLLEVER,,,,,EDI RAMA ME MINISTRAT KAQOLE TE TIJ,,DUHET TE NDERPRESE MENJEHERE KETE PROGRAM QE PO LARGON TE RINJTE NGA SHQIPERIA DHE PO LE VETEM PLEQTE NEPER SHTEPIA PA NDIHME EDHE PER NJE GOTE UJE APO NJE SHERBIM TE DOMOSDOSHEM,,,KY ESHTE NJE TURP KOMBETAR,,KANE SHKUAR ME MIJERA NE GJERMANI DHE SHBA,,,MJAFT ME NUK DUHET TE LEJOHET ASNJE ME ,,TANI E TUTJE,,NUK DO ZBRAZIM SHQIPERINE PER TE LARE E PASTRUAR HALET E GJERMANISE,,EDI RAMA PO SE KUPTOJE KETE SHPEJT DO SHPORRET NGA PUSHTETI ME KURVAT E TIJ.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg