Vendimi: Gazsjellësi do të kalojë
nga Shqipëria, zgjidhet TAP

Vendimi: Gazsjellësi do të kalojë<br />nga Shqipëria, zgjidhet TAP
LONDËR – Agjencia e lajmeve Reuters raporton se është marrë vendimi që gazi që vjen nga Azerbajxhani për të furnizuar Europën do të kalojë nëpërmjet Shqipërisë.
Konsorciumi ndërkombëtar i udhëhequr nga kompania e njohur britanike BP(British Petrolium) ka zgjedhur projektin TAP (Trans Adriatic Pipeline) kundrejt atij italo-grek ITGI, për të tranzituar drejt Europës gazin azer. Sipas Reuters, lajmi është konfirmuar nga një përfaqësues I lartë i British Petrolium.
"Kanë qenë fillimisht katër opsione për të bartuar gaz nga Shah Deniz. Tani vendimi është marrë për të mos shkuar përpara me ITGI, kështu që tani ne jemi poshtë në tre opsionet", tha zëdhënësi i BP për Reuters të hënën.

PROJEKTI TAP
TAP parashikon kalimin e gazit në një rrugë më të shkurtër nga Azerbajxhani, Turqia, Greqia, Shqipëria dhe më pas në rrugë detare drejt Italisë

PROJEKTI ITALO - GREK
Projekti italo – grek ITGI, parashikonte kalimin e gazit nga Azerbajxhani në Turqi dhe më pas në Greqi e Itali, duke mos përfshirë Shqipërinë.
Lajmi ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kompanive Edison dhe DEPA, të cilat shpresojnë se ky vendim i BP-së nuk është përfundimtar.


DEKLARATA E BERISHES
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, pak ditë më parë kryeministri Berisha foli për vizitën e tij të datave 9 dhe 10 shkurt në Azerbajxhan, duke folur për rëndësinë që ka projekti Trans Adriatik për Shqipërinë, por pa përmendur se nga pikëpamja diplomatike, dukshëm do të mbajë anën e Azerbajxhanit, përkundrejt Armenisë në konflikt. "Kalimi nëpër territorin e Shqipërisë i kursen këtij projekti disa miliardë euro dhe e bën këtë më të shkurtin dhe më të shpejtë për t'u realizuar. Kjo është një periudhë përcaktuese, sepse gjatë këtyre dy tre muajve merret vendimi përfundimtar nga konsorciumi i detit Kaspik përbërë nga një grup kompanish, ndër më kryesoret është fjala e kompanissë së Azerbajxhanit, vend që ka fushën me sasi kolosale gazi"- tha Berisha.

Sipas tij, duke e krahasuar këtë me projekte të tjera, trans Adriatik është më i mundshmi. "Pata rastin të bisedoj me presidentin e Azerbajxhanit, gjatë konferencës në Mynih dhe njoftoj se unë shkoj në një vizitë zyrtare në këtë vend mik, ku këto probleme dhe marrëdhëniet bilaterale me atë vend janë dhe axhendë shumë e rëndësishme e vizitës sime, në 9-10 shkurt"- tha kryeministri.

CILI ESHTE KONFLIKTI
Në vitin 1988, në fund të sundimit sovjetik, trupat armene dhe azerbajxhanase u përfshinë në një luftë të përgjakshme në rajonin e Nagorni- Karabakh, e cila e la mbarë rajonin në duart e armenëve duke nxitur debimin në masë të azerëve. Armëpushimi u nënshkrua në vitin 1994, por deri tani negociatat kanë dështuar për të prodhuar një marrëveshje të përhershme paqeje.
Pak kohë më parë presidenti i Azerbajxhanit deklaroi se ka vetëm dy mënyra për zgjidhjen e konfliktit: mënyra amerikane e negociatave dhe mënyra ushtarake. Ilham Alijev ka deklaruar se konflikti nuk mund të harrohet. "Në qoftë se dikush mendon se çështja kryesore në bisedime është për të parandaluar luftën, unë nuk bie dakort. Ne nuk duam luftë. Kush dëshiron luftë? Për më tepër, Azerbaixhani ka arritur suksese të mëdha. Por kjo nuk do të thotë se procesi i negociatave do të lihet mënjanë e ne do të përqendrohemi vetëm në evitimin e luftës. Kjo nuk do të ndodhë"- ka deklaruar Alijev, i cili thotë se azerbajxhanasit duhet të kthehen në tokat e pushtuara.


(aq/shqiptarja.com)





  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!