Vendimi/ Për herë të dytë, gjykata e Tiranës shpall 'shpifës' Sali Berishën! Si fabrikoi akuza të rreme për Edi Ramën

Vendimi/ Për herë të dytë, gjykata e Tiranës shpall 'shpifës' Sali Berishën! Si fabrikoi akuza të rreme për Edi Ramën

Sali Berisha

Pak pasi në 23 tetor të vitit 2018, Sali Berisha do të nxirrte në facebook foton e një shtëpie në Amerikë për të cilën deklaronte se ishte në pronësi të Edi Ramës, ky i fundit do të ngrinte një padi ndaj tij. Në kundërpërgjigje ndaj padisë së Ramës, Berisha do të ngrinte një kundërpadi brenda së njejtës çështje.

Pas shumë shtyrjeve të seancave gjyqësore me kërkesë të palës së paditur nga Edi Rama, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, ka dalë sot me vendimin që i jep sërish një tjetër vulë zyrtare Sali Berishës, atë të shpifësit të provuar.

Gjyqtari Dritan Caka ka marrë sot vendimin për të rrëzuar kundërpadinë e Berishës dhe për të pranuar atë të Ramës, duke i kërkuar Berishës shpërblim dëmi prej 1 milion lekësh të vjetra dhe detyrimin për të përgënjeshtruar postimin e vitit 2018 në faqen e tij facebook.Ky vendim rrëzon përfundimisht të gjitha shpifjet e Sali Berishës ndaj Edi Ramës sepse kundërpadia e tij, e rrëzuar sot nga gjykata, lidhej edhe me deklaratat që ai bënte në publik mbi një gjyq të Edi Ramës për atësinë e djalit të tij. 

Ky është dënimi i dytë i Sali Berishës për shpifje. Dënimin e parë e ka marrë për disa deklarata dhe shkrimet kundër gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino. Bollino e ka paditur në gjykatën civile e cila ka vendosur që akuzat e Berishës ishin thjesht shpifje pa asnjë provë dhe për këtë arsye, u dënua me 1 milion lekë shpërblim dëme. Madje kur avokatët e gazetarit Bollino kërkuan prova për të vërtetur akuzat, Berisha u shpreh se ishte i habitur duke menduar që akuzat nuk mund të vërtetohen asnjëherë. E njëjta gjë mesa duhet ndodhi edhe sot për shpifje kundër Ramës.

Postimi i Berishës në 2018

A.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tori: 24/06/2022 13:11

    SALI KUFOMA DHE NGA VARRI DO SHPIFI NJESOJ.

    Përgjigju
  • Fati: 22/06/2022 19:35

    Gjykata e provoj sesa i vlen lekura ktij personi

    Përgjigju
  • Edi: 22/06/2022 19:34

    Sali ram berisha ka qen esht dhe do jet shpifes

    Përgjigju
  • redi: 22/06/2022 18:11

    Gjirhe jeten e tij si gjoja politikan Saliu e ka bazuar ne shpifje dhe ofendime per te gjithe kundershtaret e tij . Eshte e sigurte qe ai nuk fiton as nje gjygj sidomos tani qe drejtesia kriminale i pleoave dhe tarafeve eshte shjaterruar nga vetingu .Aresyeja pse ? Seose nuk ka nje te vertete .E pabesueshme si ka qeverisur ky njeri sot non grata ,Shqiperine per 15 vjet !

    Përgjigju
  • Leda: 22/06/2022 16:48

    Bravo gjykates kemi mesuar qe tashme ligji behet ne kte vend dhe prandaj shpifesit si berisha denohen tani vec ta denojn per vrasje ka mbetur

    Përgjigju
  • Albana: 22/06/2022 16:47

    Bravooo ky kriminel kte meriton jo vetem per shpifje por dhe per vrasje duhet te denohet pjella e komunisteve

    Përgjigju
  • Nardi: 22/06/2022 16:40

    Nongrada hidh akuza hidh se do marresh naj titull tjeter pervec nongrades po na le rehat shiko vendin sa esht lulezuar

    Përgjigju
  • Orion: 22/06/2022 16:34

    O sale ome kshu esht kur hedh akuza kot e mkot e di un qe nuk ndal me kaq ti akoma dhe me shum do shpifesh prandaj kthehu andej nga varri

    Përgjigju
  • Opiinisti: 22/06/2022 16:24

    Mund te ndenohete ose internotehete per shpifje deri tek mandati depudeti deri 5vjete ose 10 vjete

    Përgjigju
  • fatihu: 22/06/2022 16:08

    po eshte normale dhe nje vendim i duhur sepse eshte nje njeri i cili akuzon pa baza dhe me fjale ne ajer duke mohouar keshtu dhe punet e mira te qeverise

    Përgjigju
  • ilir: 22/06/2022 16:06

    drejtesia vonon por harron ! keshtundodhi dhe ne rastin me non graten sali ha ha ha

    Përgjigju
  • Fato: 22/06/2022 16:00

    Po sigurisht. Nuk kish sibte ndodhte ndryshe. Madje jo vetem Saliu por kushdo qe guxon dhe thote gjesend per Ramen, do te shpallet armik nga gjykata. Thuj po deshe se beri deputet kriminele si Doshi apo Frroku, apo minister nje te denuar si Tahiri. Apo nje trafikant si Kajmaku. Thuj po deshe thuj.

    Përgjigju
  • Romario: 22/06/2022 15:54

    Me vjen keq qe kemi nje opozite si kjo qe di vetem re hedhi akuza te pabaza per te marre pak vemendje. Por gabimi me i madh qe ata ben ishte qe pranuan nje person non grata si Saliu per ta vene ne krye te partise.

    Përgjigju
  • Marjusi: 22/06/2022 15:53

    Nje person non grata si Saliu nuk di gje tjeter vetem te shpifi akuza te rreme per punet qe kjo qeveri ben me sukses. Turp!

    Përgjigju
  • rea: 22/06/2022 15:42

    Berishes i ka ardhur koha te shpallet nongrata ne Shqiperi sic eshte shpallur ne Amerik.Turp prej zotit sa poshte ka rene ky njeri.

    Përgjigju
  • erinda: 22/06/2022 15:40

    Po kte pun ka Berisha mendon se do te behet me i mire nese hedh balte mbi Ramen.Harron krimet e veta dhe gjerat e keqija qe i ka bere shqiptareve per sa kohe ka qene ne pushtet.

    Përgjigju
  • ela: 22/06/2022 15:38

    Shyqyr qe u dha nje argument i vertete me fakte tamam qe ta kuptojne te gjithe qytetaret qe nongrata eshte mashtrusi ne kete mes dhe di vetem te beje shpifje per te prishur imazhin e Rames.

    Përgjigju
  • arlinda: 22/06/2022 15:37

    Pse e vinit ne diskutim ju qe fjalet qe thote Berisha do te ishin te verteta?! Nongrata nuk ka thene ndonjehere nje gje te sakte ne jeten e tij keshtu ne duhet thjesht ta injorojme.

    Përgjigju
  • Andi: 22/06/2022 15:30

    Sali Berisha shifes ka qene gjithe jeten e tij

    Përgjigju
  • Hasan: 22/06/2022 15:24

    Berisha e ka mendjen vetem per shpifje

    Përgjigju
  • Fati: 22/06/2022 15:23

    Berisha gjithmone ka folur e ka shpifur per ramen duke dale e duke dhene deklarata te paverteta per mediat

    Përgjigju
  • Tana: 22/06/2022 15:20

    Me ne fjnd u be dicka e drejt per ssli berishen. Gjithmone ka dal me akuza te rreme kundrejt zotit rama duke dal e duke folur per mediat

    Përgjigju
  • Ina: 22/06/2022 15:18

    Ky Berisha vetem kot di te flase nuk e kuptoj si mund te merret akoma seriozisht

    Përgjigju
  • don corleone: 22/06/2022 15:16

    ky duhet futur ne burg nje minut e me pare. me krimet qe ka bo ky shpifja seshte asgje

    Përgjigju
  • Eliza: 22/06/2022 15:15

    Normalisht qe do te ishin vetem shpifje ato te Saliut, se gjithmone vetem kot ka folur. Zoti Rama eshte njeri i popullit dhe gjithmone ka punuar per te

    Përgjigju
  • Eva: 22/06/2022 15:13

    Futeni ne burg ate vrasesin e ndyr pasi boll ka ndenjur jasht.

    Përgjigju
  • Klevi1: 22/06/2022 15:13

    Ai me kto akuza qe shpiku duhet ta fusin ne burg pasi ka hedhur akuza te kota

    Përgjigju
  • Sea: 22/06/2022 15:09

    Berisha gjith jeten e tij kete ka bere asgje tjeter

    Përgjigju
  • Eri: 22/06/2022 15:08

    Gjithmone kete gje ka bere Saliu vetem me shpifje eshte mare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndarja e re territoriale, sipas jush duhet të ketë më shumë apo më pak se 61 bashki?



×

Lajmi i fundit

John

Scholz: Me Suedinë dhe Finlandën NATO është më e fortë, edhe në rast sulmi