Ndryshe nga vendimi i KiE-së, kërkesa e palës shqiptare për të shtyrë me një vit ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut për pronat është rrëzuar nga vetë gjykata. Në një vendim të marrë në datën 6 korrik, Gjykata e Strasburgut rrëzoi kërkesën e qeverisë për të shtyrë me një vit ekzekutimin e vendimeve për kthimin dhe kompensimin e pronave gjë e cila e detyroi qeverinë shqiptare të që merrte menjëherë vendimin për dëmshpërblimin me 9 milion euro të 10 dosje të ish-pronarëve të cilat ishin bashkuar në një çështje të vetme.

Gazeta “Shqiptarja.com” ishte e para që bëri publik vendimin e Strasburgut nga ku tanimë, ish-pronarët që fitojnë të drejtën në Strasburg do të fitojnë në procedurë të përshpejtuar gjyqin.