Vendimi i Strasburgut për çështjen ‘Hysa’/ Masa e paraburgimit nga gjykatat shqiptare shkel Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut

Vendimi i Strasburgut për çështjen ‘Hysa’/ Masa e paraburgimit nga gjykatat shqiptare shkel Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut

GJEDNJ

Një vendim i Gjykatës së Strasburgut tregon se si vendimet e gjykatave shqiptare për përdorimin e masave të paraburgimit mbi të akuzuarit, janë aplikuar jashtë kritereve ligjore dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Konkretisht, në çështjen “Hysa kundër Shqipërisë”, një shtetase shqiptare, e cila ishte mbajtur në paraburgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pretendonte pranë GJEDNJ, se kishin munguar arsyet e duhura dhe të mjaftueshme nga gjykatat vendase për të justifikuar paraburgimin e saj.

Më herët, kërkuesja kishte apeluar masën ndaj saj në gjykatat vendase, me pretendimin se paraburgimi nuk ishte i justifikuar dhe as proporcional. Mungesën e justifikimit Afërdita Hysa e bazonte në faktin se ajo ishte vetë-dorëzuar pranë policisë dhe rreziku i arratisjes së saj nuk ekzistonte, pasi ishte e martuar me një oficer policie dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata Europiane i jep të drejtë ankueses dhe del në përfundimin se është shkelur neni 5 pika 3 i konventës europiane për të drejtat e njeriut (nen që lidhet me lirinë dhe sigurinë), pasi gjykatat vendase nuk kanë dhënë arsyet e duhura dhe të mjaftueshme për periudhën e parë të burgimit të kërkueses.

Vetëm rëndësia e veprës penale sipas GJEDNJ, nuk mjafton për të sjellë paraburgimin. GJEDNJ argumenton se burgimi kërkon dyshim të arsyeshëm dhe se rreziku i mundshëm i arratisjes nuk ishte adresuar siç duhej nga gjykatat shqiptare.

Në këto kushte, gjykatat shqiptare nuk kanë ofruar arsye të rëndësishme dhe të mjaftueshme për paraburgimin e kërkueses, duke sjellë shkeljen e nenit 5 të KEDNJ nga ana e tyre.

“Sipas praktikës gjyqësore të konsoliduar të gjykatës, mbështetur në nenin 5 pika 3, vijimi i një dyshimi të arsyeshëm është kusht “sinë qua non” për vlefshmërinë e paraburgimit. Por pasi ka kaluar një kohë e caktuar – që do të thotë që prej vendimit të parë gjyqësor që urdhëron arrestin me burg, ai nuk është më i mjaftueshëm. Atëherë gjykata duhet të vendosë nëse ka arsye të tjera që vijojnë të justifikojnë privimin e lirisë…”, thuhet në vendim.

“Justifikimi për çfarëdo periudhe burgimi, pavarësisht se sa e shkurtër ka qenë kjo periudhë, duhet të demonstrohet në mënyrë bindëse nga autoritetet”, thotë GJEDNJ. TCH

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës