Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar së fundmi kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Vendim, i cili erdhi pas firmosjes së dekretit nga Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Mediu ka thënë se kryeministri Rama po e çmend gjithë Rilindjen.

Situatën e krijuar në vend, ai ka zgjedhur ta përshkruajë me vargjet e një poezie të të madhit shkrimtar shqiptar, Dritëro Agolli. Poezi së cilës ia ka deformuar vargjet.

“Në vendin tim, në vendin tënd,
një kryeministër i marrë 
të tërë i çmend”-shkruan Mediu.

Vargjet e sakta:

"Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmend"

Postimi i plotë

Rama po çmend gjithë Rilindjen, bashkë me sojin e pushtet lëpirësve, po çmend Institucionet që ka kapur në mënyrë antikushtetuese dhe deputetët që ka emëruar apo zgjedhur në bashkëpunim me krimin.

Për ata që janë të marrë apo që bëjnë “sikur”
Kushtetutshmërinë e aktit të Presidentit e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo Partia në qeveri, Parlament apo KQZ.

Edhe kur Parlamenti ndërmerr hapat për shkarkimin e Presidentit dhe voton për shkarkim e tij është Gjykata Kushtetuese që vendos dhe jo Rama apo zëdhënësit e së keqes.

Çdo veprim tjetër është antikushtetues është grusht shteti që Rama e ka filluar me shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të ishte gjallë Dritero Agolli do bertiste fort
“Në vendin tim, në vendin tënd,
një kryeministër i marrë 
të tërë i çmend”