Raporti përfundimtar nga Komisioni Hetimor mbi çështjen e shkarkimit të presidentit Meta mund të jetë gati nga fundi i muajit nëntor. Kështu u shpreh, nën/ kryetari i këtij Komisioni Alban Zeneli në një intervistë për Report Tv, i cili ndër të tjera tha se komisioni hetimor ende nuk e ka administruar raportin paraprak të komisionit të Venecias.
“Një raport përfundimtar nga ky komision parlamentar besoj se do ta kemi nga fundi i muajit nëntor se është Gjykata Kushtetuese që e përfundon atë cikël, që vulos anën përfundimtare të këtij veprimi” tha ai.
Zeneli u tërhoqi vëmendjen dhe anëtarëve të komisionit hetimor që sipas tij bëjnë deklarata politike. Sipas nënkryetarit të këtij komisioni, këto deklarata po ndikojnë në integritetin e këtij komisioni.
“Ne jemi përpara një hetimi, dhe çdo opinion i anëtarëve të këtij komisioni e bën pis këtë proces. Ky proces të jetë sa më ligjor se do jetë pjesë e historisë shqiptare” tha Zeneli.
Raporti paraprak i Venecias mbi cështjen e shkarkimit ose jo të presidentit Meta mbërriti në Tiranë 5 ditë më parë. Në raport thuhej se presidenti kishte tejkaluar kompetencat me zhdekretimin e datës së 30 qershorit, ndërkohë raporti përfundimtar mbërrin në 13 tetor. Komisioni i Venecias do të diskutojë më 10 tetor për raportin përfundimtar mbi vendimin e Presidentit të Republikës.
Kush tvuni deputet ty vdekt o zot
Përgjigju