TIRANE- Vepra e plotë e Jeronim de Radës do të promovohet për herë të parë në çeljen e Panairit të Librit ditën e nesërme me 12 nëntor. Kjo vepër vjen në bashkëpunim mes Universitetit të Tiranës, Akademisë së Shkencave dhe me akademikët arbëreshë. Vepra e plotë e Jeronim de Radës do t'i dhurohet të gjitha bibliotekave të universiteteve në Shqipëri.
Panairi i librit këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera nuk financohet nga Ministria e Kulturës, kjo për shkak të mungesës së dokumentacionit nga ana e shoqatës së botuesve.
"Shoqata e Botuesve bëri një kërkesë për financim dhe mbështetje të panairit, por e kishte të paplotësuar dokumentacionin financiar, sipas kritereve të publikuara nga Ministria e Kulturës. U skualifikua për mangësi të këtij dokumentacioni", tha ministrja e Kulturës Kumbaro.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com