“Peqini, qyteti I gjelave të detit” kështu është titulluar reportazhi i radhës, realizuar me fermerë të vegjël që, sipas traditës prej qindra vjetësh, rrisin nën arat dhe kodrat me ullinj gjelat detit, ndër më të njohurit për shijen e tyre në të gjithë vendin.
Emisioni ‘Veri Jug, në Report Tv, me gazetarin Agim Pipa ka udhëtuar këtë herë drejt qendrës së qytetit, ku ndodhet një gjel deti si vepër arti dhe më pas, ndalesë në fshatin përparim, ku fermeri Erald Çelmeta rrit qindra gjela dhe pula deti.
Pjekja e gjelave me prush në fshatin Pajovë, është një tjetër veçori e zonës.
Emisioni 'Veri Jug', të dielën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Erald Çelmeta, fermer në fshatin Pajovë, thotë se gjelat e detit të Peqinit, kanë një “pasaportë” speciale dhe si këta gjeli nuk gjend askund në Shqipëri.
Ai shpjegon largimin e të rinjve nga fshati dhe si zgjidhje, ai mendon se është krijimi i kooperativave ose fermave private.
Emisioni 'Veri Jug', të dielën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Pëllumb Çelmeta, banor në fshatin Pajovë të Peqinit, thotë se, prej qindra vjetësh në familjen e tij, janë rritur gjela deti të zonës, të njohur për shijen e tyre të mirë në të gjithë vendin.
Emisioni 'Veri Jug', të dielën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.