Verifikimi i pasurive/ Dy deputetë të PD me 32 milionë euro pasuri

Verifikimi i pasurive/ Dy deputetë të PD me 32 milionë euro pasuri

Astrit Veliaj dhe Agron Shehaj

Nisma e prezantuar nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, për evidentimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të personave privatë dhe zyrtarëve publikë, të përfituara padrejtësisht në mënyra të ndryshme, mund të kundërshtohet nga elementë të Partisë Demokratike apo persona pranë saj. Teksa kreu i PD flet për oligarkë, për pasurim të padrejtë të zyrtarëve publike dhe për domosdoshmërinë e verifikimit të pasurive të personave publikë e privatë, vetëm dy deputetë të Partisë Demokratike, posedojnë mbi 32 milionë euro pasuri, duke përfshirë vlerën e pasurive të paluajtshme, vlerën e aksioneve në kompani të ndryshme dhe llogaritë bankare.

Bëhet fjalë për anëtarët e grupit parlamentar të PD, Agron Shehaj dhe Astrit Veliaj. Për interesa të biznesit të të këtij të fundit, Lulzim Basha, gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, firmosi privatizimin e Teatrit 'Metropol'. Deputeti demokrat Agron Shehaj ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rreth 23 milionë euro pasuri. Deputeti i Vlorës deklaron apartament në Milano me vlerë 1 905 000 euro, apartament në Tiranë me vlerë 125 000 euro, 347 556 euro likuiditete, gjendje  llogarie 259 622 euro, gjendje  llogarie 338 612 euro etj.

Deputeti demokrat deklaron 17.6 milionë euro vetëm të drejta të arkëtueshme në shoqërinë "Sestante Holding" Srl. Ndërkaq, deputeti tjetër demokrat Astrit Veliaj ka deklaruar pranë ILDKPKI rreth 9 milionë euro pasuri. Veliaj deklaron 1.7 milionë euro vlerën e aksioneve në shoqërinë Stamles. Pjesa tjetër e pasurisë së deputetit të PD përbëhet nga 33 apartamente, troje, godina, bodrume, makina etj. Veliaj deklaron truall dhe godinë me vlerë 475 000 euro, truall me vlerë 400 000 euro, apartamente me vlerë 250 000 euro, 222 300 euro, 195 000 euro, 137 550 euro, 318 750 euro, 228 000 euro etj. Referuar dy deklaratave të pasurisë, dy deputetët nuk rezultojnë që të kenë marrë para nga fondet publike, me anë të kontratave dhe licencave, megjithatë ata identifikohen si ligjvënësit më të pasur të parlamentit.

Pasuria e deputetit të PD, Astrit Veliaj
Aksioner i Stamles 1 748 237 euro.
Truall dhe godinë, 475 000 euro.
Truall 409 m2, 400 000 euro.
Truall 75 m2, 100 000 euro.
Truall 70 m2, 100 000 euro.
Apartamenti 220 m2, 250 000 euro.
Apartamenti 69.5 m2, 120 000 dollarë.
Apartamenti 100.5, 130 000 euro.
Apartamenti 85.5 m2, 85 500 dollarë.
Apartament 148 m2, 222 300 euro.
Apartament 151 m2, 80 000 euro.
Apartament m147 m2, 195 000 euro.
Apartament 91.7 m2, 137 550 euro.
Apartament 190 m2 në Tiranë, 64 710 dollarë.
Apartament 212.5 m2 në Tiranë, 318 750 euro.
Apartamenti 147 m2 në Tiranë, 91 000 euro.
Apartament 190 m2, 228 000 euro.
Apartament 147 m2, 176 400 euro.
Apartament 76.5 m2, 80 000 euro.
Trualli 33 m2 dhe ndërtesë 33 300 euro.
Apartamenti 141 m2, 44 255 euro.
Apartamenti 49 m2, 33 300 euro.
Apartamenti 50.7 m2, 17 745 euro.
Pasuri në Boston, 355 000 dollarë.
Trualli 42 m2 në Tiranë, 100 000 euro.
8.7 % i një ndërtese trekatëshe, 758 000 euro.
Makinë Chrysler Vogue 24 500 euro.
Blerë dy kostume 12 000 euro.
Truall, 55 834 680 lekë.
Apartamenti. 85.5 m2, 900 000 lekë.
Apartament me sip. 49.2 m2.
Apartament me sip. 49.2 m2.
Apartament 71.5 m2, 2 000 000 lekë.
Truall 180 m2 dhe ndërtesë 106 m2, 2 000 000 lekë.
Apartamenti 120.3 m2 në Tiranë.
Apartament 72 m2 në Tiranë.
Apartamenti 129 m2 në Tiranë.
Bodrum 90 m2 në Tiranë përfituar.
Truall 120 m2 në Tiranë.
Apartament 88 m2, 3 000 000 lekë.
Apartament 36.3 m2, 5 082 000 lekë.
Apartament 87 m2, 12 180 000 lekë.
Apartament 87 m2 në Tiranë, 12 180 000 lekë.
Apartamenti87 m2 në Tiranë, 12 180 000 lekë.
Apartament 71.5 në Tiranë.
Apartamenti 100.8 m2 dhe verandë 44 m2.
Apartament me sip. 40.2 m2.
Gjendja e llogarive, 14 316 110 lekë.
Makinë tip Land Rover 88 000 euro.
Aksioner i UFO, 200 000 lekë, 4 000 000 lekë.
I është dhuruar truall 38 m2
I është dhuruar 709 m2.
I është dhuruar truall dhe ndërtesë 1 264 m2.
I është dhuruar 4/60 e 445 000 m2 tokë.
Apartament 100.8 m2 në Tiranë.
Apartament 40.2 m2 në Tiranë.
Blerë truall dhe ndërtesë, Tiranë, 50 000 euro.
Marrë në pronësi aksione, 45 473 euro.
Gjendje likuiditete, 25 647 296 lekë.
3 televizorë Samsung 1 200 000 lekë.
Mobilie për shtëpinë 5 467 960 lekë.
Të ardhura nga qiratë 3 105 921 lekë.
Hua pa interes, një personi fizik 25 000 euro.
Hua pa interes, një personi fizik 90 000 euro.
Veliaj u ka dhënë hua 6 personave 1 150 000 euro.

Pasuria e deputetit të PD Agron Shehaj
Apartament 106 m2 në Tiranë, 125 000 euro.
Apartament në Milano, 1 905 000 euro.
Likuiditete, 347 556 euro.
Gjendja e llogarisë, 259 622 euro.
Gjendja e llogarisë 338 612.42 euro
Gjendja e llogarisë 2 552 047 lekë.
Detyrime, 1 490 000 euro.
Bashkëshortja llogaria 58 740 euro.
100 % të aksioneve të shoqërisë "Sestante Holding" Srl, 10 000 euro.
100 % të aksioneve "Ghibli" ltd, në vlerën 1 114 279 377 lekë.
Të drejta të arkëtueshme "Sestante Holding" Srl, 17 641 573 euro.
Të drejta të arkëtueshme "Lokal Ëeb" Srl, 300 000 euro.
Të drejta të arkëtueshme në shoqërinë "Prime Capital", 378 600 euro.
Paga si administrator në "Intercom Data Service", 4 230 697 lekë.
Paga si drejtor ekzekutiv në shoqërinë "Ëe Ëeb" sh.p.k,, 372 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna 239 946 lekë.
Të ardhura pas shlyerjes së borxhit 150 000 euro.
Të ardhura pas kthimit të borxhit familjar, 340 000 euro.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna 8 400 euro.
Të ardhura nga shitja e kuotave 90 000 euro.
Të ardhura pas mbylljes së llogarisë 2 546 360 lekë.
Të ardhura nga shitja e kuotave, 1 000 000 euro.
Të ardhura nga shitja e kuotave, 65 000 euro.
Të ardhura nga shitja e kuotave, 70 000 euro.
Të ardhura nga shitja e kuotave 284 840 euro.
Të ardhura nga shitja e kuotave 300 000 euro.
Të ardhura nga shitja e kuotave 400 000 euro.
Të ardhura nga disidentët të shpërndara nga shoqëria 'Sestante Holding Srl' në shumën 1 300 000 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, Itali, 122 288 euro.
Gjendja e llogarisë bankare 4 216 055 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, Shqipëri, 76 259.95 euro.
Gjendja e llogarisë bankare 736 719 lekë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • selvia: 26/09/2018 22:42

    Po ja kur ne populli nuk kemi shtepi ku te banojme ky tjetra ka 32 apartamente ,me cfar dhe si i beri ky njeri,eshte turp ti thuash deputet se te gjithe te ketije lloji jane mjere ne o popull kujt i dhame karrike mir te na behet

    Përgjigju
  • Roza: 26/09/2018 13:40

    Ja pra ku na qenka leku I shqipetareve.

    Përgjigju
    • selvia: 26/09/2018 22:52

      ky person ka ne dispozicion 32 apartamente ooooooooo popull me cfar i mori e si se ne me zorr po ja dalim per buke

    • selvia: 26/09/2018 22:45

      ky deputet me 32 shpija ne te tjetrt po vritemi e pritemi per nje gardh ky ka 32 apartamente mjer halli jone o popull kujt i dhame karrike

    • selvia: 26/09/2018 22:44

      pse nuk del fjala ime

    • Goni: 26/09/2018 21:50

      Bravo ketyreve ye zot moj aman jashte shtetit te del shpirti dhe nuk blen dot nje shpi bravo te dy deputeteve me nga 32 apartamente e sa truelle hahahah cmban kjo toke pse nuk i bejme ne valle po po rrime duke menduar se si te kalojme muajin bravo deputet te nderuar qe na zgjidhni hallet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja