Serbia duhet të dalë nga Veriu i Kosovës, qytetarët e asaj pjese të Kosovës duhet të mbeten aty. Strukturat e Serbisë duhet të zhbëhen në Veri të Kosovës, strukturat e Kosovës duhet të krijohen në Veri të Kosovës.
A duam ta integrojmë Veriun? A duam ta bëjmë Veriun pjesë të mirëfilltë të Republikës së Kosovës, të Kushtetutës dhe të Ligjeve të saj? A duam që banorët e Veriut të Kosovës të janë qytetarë, nënshtetas, tatimpagues, votues të Kosovës? Çka duam në të vërtetë kur bëhet fjalë për Veriun e Kosovës? Në shikim të parë, të gjitha këto pyetje janë të kota, të tepërta, të palogjikshme, absurde madje. Për një vend, për një politikë, për një shtet (në rstin tonë, që prej 17 shkurtit të vitit 2008), ruajtja e integritetit territorial, apo, si në rastin tonë, ri-kthimi dhe ri-sigurimi i integritetit territorial, është shkronja e parë e alfabetit shtetëror.
Me te, nisë gjithçka. Pa te, nuk ka gjë prej gjëje. Për një vend, për një politikë, për një shtet, ky integritet duhet të mbahet me çdo kusht, gjithnjë duke respektuar në plotëni të drejtat kushtetuese të banorëve të një pjese të territorit e cila është e kontestuar, qyshdoqoftë. Në rastin e Kosovës, ky kontestim ka nisë qysh në qershorin e vitit 1999, dhe ka vazhduar deri më ditën e sotme. Në 14 vitet e fundit janë humbur disa raste të mira për ta përfshirë Veriun e Kosovës, një herë në Rendin e krijuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pastaj, në Rendin e bërë në shtetin e Kosovës. Por është fare kot që të vuash për këto raste që nuk janë shfrytëzuar.
Tani, me Marrëveshjen e Brukselit, të 19 prillit të këtij viti, e cila dy herë u mbështetë nga Kuvendi i Kosovës (në prill dhe në qershor), ka nisë krijimi i rrethanave politike, ligjore, politike, të atyre të sigurisë, për ta kryer këtë punë të madhe, e cila është trashëgimia më e keqe e 14 viteve të fundit në Kosovë. Askush nuk mund të thotë që gjithçka do të rrjedhë sipas skenarit më të mirë të mundshëm. Askush nuk ka iluzione që ky proces do të rrjedhë pa pengesa të shumta, pa synime për ta kthyer mbrapshtë, në pikën zero, raportin midis Kosovës dhe Serbisë, i cili, për fatin tonë të keq, aktualisht, nuk nisë në Jarinje dhe në Bërnjak, apo në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por tek Ura e Mitrovicës. Por, do të ketë pasoja fatale për vendin tonë, për të ardhmen e tij, nëse nuk do të mobilizohemi si politikë dhe si shoqëri, për ta jetësuar këtë Marrëveshje, duke hequr dorë prej synimeve për ta dëmtuar apo mëdyshur, nga ana e jonë, këtë dakordim, i cili pos që respekton interesat jetik të Kosovës, ka mbështetjen e plotë të Washingtonit, Berlinit dhe Brukselit. Zatën, pa përkrahjen e tyre, nuk do të arrihej asnjëherë në qershorin e vitit 1999, në shkurtin e vitit 2008, dhe në prillin e vitit 2013. Duhet thënë qartë, brutalisht qartë: NATO nuk do ta bombardojë Serbinë për shkak të Veriut të Kosovës.
KFOR-i nuk do të hyjë si ushtri e Kosovës në Veri për t’i shkatërruar strukturat e shtetit të Serbisë që ekzistojnë atje që prej qershorit të vitit 1999. Kosova aktualisht nuk ka fuqi policore dhe ushtarake për ta bërë këtë gjë, ndërsa, edhe po t’i kishte, askush në Perëndim nuk do ta mbështette një veprim të tillë. Më në fund, edhe po ta kishte këtë mbështetje, caku i shetit të Kosovës do të duhej të ishte largimi i Serbisë prej Veriut dhe mbajtja dhe integrimi i serbëve të Veriut në rendin kushtetues të Kosovës. E kjo gjë mund të bëhet vetëm me një dialog politik.
Nëse dikush ende ka iluzione që Veriu mund të shkëmbëhet me Luginën e Preshevës, për t’i dhënë fund, në këtë mënyrë, konfliktit njëqindvjetësh Kosovë – Serbi, ai ka mundur të kuptojë, kohëve të fundit (së paku), se çfarë rëndësie për Kosovën kanë Liqeni i Gazivodës dhe Kompleksi i “Trepçës”, i cili në një pjesë gjindet edhe në Veri të Kosovës. Ata që vizatojnë harta në kokën e tyre sipas dëshirave të tyre, do të duhej ta dinin se shkëmbimi i territoreve, të cilat ndryshe, kontrollohen nga Serbia, si në Veri të Kosovës ashtu edhe në Luginën e Preshevës, nuk bëhet kurrë sipas planeve që janë ëndërra (në të vërtetë), por sipas gjendjes në terren.
Është ditë edhe më parë, tash me siguri do të duhej të dihej më shumë se kurrë deri tash, që integrimi i Veriut të Kosovës e ka një kosto politike për Kosovën, për institucionet e saja. Në këtë rrëmujën e madhe politike dhe mediatike që është krijuar në vend, e që flet për shkallën më të ulët të cilësisë politike dhe shoqërore që mbahet në mend në Kosovë, për decenie me radhë (edhe një herë duhet përsëritë, për decenie të tëra), në këtë pazarin e madh të plaçkave gojore, tashethemnore, shpifëse, i cili shquhet me një injorancë marramendëse gjithpërfshirëse, politike, mediatike, shoqëro-civile, është bërë thjesht e pamundur që të peshohet kostoja reale e këtij integrimi.
Ajo, kostoja pra, objektivisht, nuk e ka peshën e një barre të madhe, të rëndë, të papërballueshme për Rendin kushtetues të Kosovës, për politikën e Kosovës, për financat e Kosovës, për shtetin e Kosovës. Logjika e këtij procesi është fare e thjeshtë: Serbia duhet të dalë nga Veriu i Kosovës, qytetarët e asaj pjese të Kosovës duhet të mbeten aty ku janë. Strukturat e Serbisë duhet të zhbëhen në Veri të Kosovës, strukturat e Kosovës duhet të krijohen në Veri të Kosovës. E tëra kjo do të duhej të bëhej sa më parë (e këtu ndihmon shumë ‘saçi’ i quajtur Bashkimi Evropian, apo procesi i integrimit të Serbisë në BE), duke mundësuar që serbët e Veriut të Kosovës të jenë shtetas të Kosovës, me të gjitha të drejtat që ju takojnë.
Për t’i marrë këto të drejta, shteti i Kosovës, duhet të zhbëjë, ligjërisht, lojalitetin e tyre të deritashëm ndaj Serbisë, ta de-kriminalizojë atë (për periudhën deri me 20 qershor të këtij viti), për ta hapë udhën ligjore, kushtetuese, politike (mbi të gjitha), që ata të ndihen mirë dhe sigurt në Republikën e Kosovës. Kaq.
Nga Blerim Shala
/Shqiptarja.com