PRISHTINË - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka konsideruar ditën e Kushtetutës së Kosovës një mundësi për të jetuar të barabartë në pavarësisht dallimeve, si një sfidë në jetësimin e vlerave kushtetuese, duke garantuar sovranitetin e ligjit, të popullit dhe individit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli, nëpërmjet statusit të tij në Facebook shprehet se "Në ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ne duhet të mendojmë për vlerat që ngërthen kjo kushtetutë dhe sfidat që kemi përpara në jetësimin e tyre.Këto janë vlerat që u mundësojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës, të ndjejnë Kosovën si shtëpinë e tyre të sigurt. Duke qenë një kushtetutë gjithëpërfshirëse, ajo është njëkohësisht edhe kushtetutë e së ardhmes. Dhe ne kemi të ardhme vetëm nëse i jetësojmë në shtetin tonë tri parimet themelore të saj: sovranitetin e ligjit, që do të thotë se askush nuk mund të dalë mbi ligjin, sovranitetin e popullit, që do të thotë se vetëm populli është burim i pushtetit legjitim dhe sovranitetin e individit, që do të thotë se liritë dhe të drejtat të njeriut janë të pacenueshme".
"Ne, sot ndeshemi me shumë sfida dhe pengesa të ndryshme në synimin për t'i jetësuar këto vlera, por nuk kemi tjetër alternativë përpos tejkalimit të tyre me punë, durim dhe dashuri të vërtetë për vendin tone", shkruan Veseli. /ATSH/
/Shqiptarja.com