Vetëm 21-vjeçe, njihuni me shqiptaren e parë që garon për deputete të Bundestagut gjerman

Vetëm 21-vjeçe, njihuni me shqiptaren e parë që garon për deputete të Bundestagut gjerman

Dafina Berisha

Dafina Berisha, 21 vjeçarja me origjinë nga Kosova, synon të bëhet e para deputete shqiptare në Bundestagun gjerman. Ajo është kandidate e Partisë Social Demokrate (SPD) në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

Dafina, prindërit e së cilës kanë shkuar në Gjermani nga Deçani, ka lindur dhe jeton në Hamburg. Ajo ka thënë se, krahas objektivave të partisë së saj, në parlamentin gjerman do të jetë edhe zëri i shqiptarëve.

“Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”, ka thënë ajo.

Berisha është shprehur në mënyrë kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani, ndonëse janë rreth 400 mijë që jetojnë në gjithë Gjermaninë.

Dafina Berisha, studente e drejtesisë, ka thënë se ajo ka qenë gjithmonë ambicioze dhe ka dëshiruar të arrijë sukses në politikë. Ajo ka treguar se në PSD është angazhuar si aktiviste qysh në moshën 17 vjeçare.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen më 26 shtator 2021.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KUJDES!: 24/07/2021 19:45

    Ehe, tani do te shohim nje renie tatapjete te Gjermanise. Po i ra ne dore arnauteve e po i ngeli puna atyre, çdo gje merr rrokopujen dhe perfundon ne dreq... KUJDES O GJERMANE!

    Përgjigju
  • Fato: 23/07/2021 11:03

    Bobo, e ka per ta rrembyer Rama kete gocen e ka per ta sjelle partizane ne Tirone. Vetem se na e prish mbiemri....

    Përgjigju
    • Dr Frojdi: 24/07/2021 13:23

      Fato, ironia jote shfaq shenja te nje bezdije shqetesuese, cka mund te rezultoj e demshme per psikologjine jote. Te nevojitet pak terapi. Mbylli syte, perqendrohu ne skenare ku shqiptar(e) te talentuar nga diaspora krijojn ura bashkepunimi mes Shqiperise/Kosoves dhe shtetit ku banojn. Si ndihesh? Te merzit mendimi? Tani shko pak me tej... Imagjino sikur shqiptar(e) te atille/atilla kthehen ne atdhe per t'u bere pjese e betejes se ringritjes se kombit. A po pershkallezohet me tej inati qe te grryen perbrenda? Nese po, Atehere te duhet pak trajtim... Ne kete rast, te keshilloj te veshesh nje fustanelle (jo fustanelle te mirefillte shqiptare, por dicka me te pershtatshme per ty, si ato te rojeve te parlamentit grek qe duken si minifund), dhe pastaj shko ulu te preheri i Janullatosit per te gjetur pak shpetim shpirteror me perkedhelje dhe perqafim te ngrohta (ose te zjarrta gjithe pasion, nese preferencat i ke te atilla).

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit