Helidon Bushati jep dorëheqjen si drejtues politik i PD në Shkodër: Duhet një figurë që bashkon demokratët! Basha emëron Alibeajn! Pas Tritan Shehut në Gjirokastër caktohet Roland Bejko

Helidon Bushati jep dorëheqjen si drejtues politik i PD në Shkodër: Duhet një figurë që bashkon demokratët! Basha emëron Alibeajn! Pas Tritan Shehut në Gjirokastër caktohet Roland Bejko

Helidon Bushati dhe Enkelejd Alibeaj

Vetëm 40 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion. Një prej 6 bashkive që do të ketë zgjedhje më 6 mars është pikërisht ajo e Shkodër.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbuluar se Bushati i ka dorëzuar dorëheqjen Bashës edhe me argumentin se në Shkodër duhet një figurë më konsensuale për të bashkuar demokratët.

Ndërkohë që në një postim në Facebook, Helidon Bushati shkruan se Partia Demokratike po kalon momente të vështira dhe ai shprehet i bindur se do të ringrihet. 

"Të dashur miq! Bashkëqytetarë dhe shkodranët e mi të nderuar! Pas një reflektimi të thellë rreth situatës politike dhe zhvillimeve në PD, kam marrë vendimin për t'u tërhequr nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës. Këtë qëndrim, e kam komunikuar me drejtuesit e PD, përpara kësaj shpallje. PD po kalon momente të vështira por unë jam i bindur se demokratët do të dinë të bashkohen shpejt, e të ringrihen së bashku. Çfarë i afron sot anëtarët e familjes sonë të madhe politike me njëri-tjetrin është shumë më e madhe se ajo që i ndan, dhe sidomos nevoja jetike që ka vendi për një përballje të fortë me regjimin e mandatit të tretë. Mendoj se me këtë tërheqje timen, krijohen mundësi për energji dhe impulse që do t'i shërbenin PD me synim përbashkimin", shkruan në postimin e tij Helidon Bushati.

Vetëm pak orë pasi ka dhënë dorëheqjen Helidon Bushati, Partia Demokratike ka emëruar nënkryetarin Enkelejd Alibeaj si drejtuesin e ri politik të Qarkut Shkodër.  Ndërkohë po ashtu është emëruar Roland Bejko si drejtues politik i PD për qarkun e Gjirokastrës. Kujtojmë se drejtues politik në Gjirokastër ishte Tritan Shehu, i cili u shkarkua pas pozicionimit të tij në grupimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

PD dërgoi dje kërkesën në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke u bërë partia e dytë e regjistruar në zgjedhje, pas PS. Basha dorëzoi dje KQZ vërtetimin e Gjykatës se PD e drejton ai. Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryekomisionierit, Ilirjan Celibashi i cili mes betejës së brendshme të Bashës dhe Sali Berishës, tha se në garën e 6 marsit, do të regjistrohet kryetari që njeh gjykata. Kryedemokrati i shoi në këtë mënyrë çdo shpresë Berishës, i cili pretendon që të garojë me një kandidat të tijin në Bashkitë pa kryetar duke përdorur logon e PD-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Ronald Bejko i përgjigjet Tritan Shehut: Sanço Panço që dje akuzonte Berishën e sot e mbron

Roland Bejko, i cili është emëruar në krye të PD-së së Gjirokastrës, i është përgjigjur Tritan Shehut, që e ka sulmuar atë. Me një postim në Facebook, Bejko i drejtohet Tritan Shehut si 'Sanço Panço', teksa thekson se ai që sot mbron Berishën, dikur nuk hezitonte ta akuzonte atë.

Postimi i plotë:

Vura re se caktimi im si Drejtues Politik i Qarkut Gjirokastër sot nga Kryetari i PDSH z. Lulzim Basha e paska mërzitur shumë Tritan Shehun, deputetin e emëruar dy herë në krye të atij Qarku në mënyrën më spekullative të mundshme nga dy bashkëkryetarët e PD gjatë këtyre tetë viteve në opozitë.

Si në 2017, ashtu edhe në 2020, Tritan Sheu ka qenë njeriu më pak i votuar nga anëtarët e partisë në Gjirokastër si kandidat për kandidat për deputet. Ndërsa unë kam qenë më i propozuari prej tyre. Po edhe të tjera figura lokale e qëndrore kanë qenë para tij. Por edhe në mos të isha unë në atë pozicion, dikush tjetër duhet të ish në krye të atij Qarku, por ai, jo. Ky ishte një gabim i korrigjuar me të drejtë nga z. Basha, por vonë e me shumë kosto për PD-në.

Pastaj se kush është Don Kishoti e Sanço Panço që shkruan Triti në paçavuren e vet, këtë më mirë se vet ai e di gjithë opinioni publik.

Don Kishoti në fakt, është shefi i Tritanit, Ai pra, që, qysh prej 9 shtatorit ka marrë ushtën e mburojën e po lufton me mullinjtë e erës anëembanë Shqipërisë me idenë se do mundë SHBA-të që e kanë shpallur "Non grata" familjarisht dhe që e bëri PD-në e demokratët katërqindcopash duke i çuar deri edhe në përplasje fizike për intetesat e tij.

Ndërsa Sanço Panço, është ky i mërzituri që fyen mua, ky pra që i ka hipur gomarit të politikës shqiptare që kur e emëruan kryetar të PD-së (nga ku vet shefi i tij e përzuri me shkelma pak vite më vonë. Thonë se ishte mërzitur ngaqë e imitonte keq në gjuhë e gjestikulacione kur fliste), si dhe president të firmës "Shqiponja" e akuzuar kjo mediatikisht për thyerjen e embargos ndërkombëtare duke furnizuar me naftë Millosheviçin që i kish vënë flakën Ballkanit.

Sanço Pançua është mërzitur sot dhe ka sulmuar fort atë që  para zgjedhjeve i lëpihej në mënyrën më të neveritshme, por drithëruese në sy të demokratëve të jugut për një vend deputeti, duke e quajtur  "lider perëndimor, vizionar, të ardhmen e politikës shqiptare, dhe ndaj të cilit betohej se do i ishte mirënjohës për besimin që pati treguar ndaj tij", pra Lulzim Bashën, i cili e caktoi për të keqen e tij dy herë, kundër vullnetit të demokratëve në krye të listës në Gjirokastër.

Ikja e Tritit nga ai Qark është e vonuar, pak rëndësi ka nëse duhet të isha unë a një demokrat tjetër në vend të tij.

Ky është në fakt edhe fundi i një kaste politikanësh të korruptuar që e kanë parë politikën si monopolin e tyre,  ndaj edhe zëvendësimin nga vendet që i patën vjedhur me hile, e shikojnë si padrejtësi. Ne "punonjësve të përkushtuar të partisë" na kanë parë qysh nga vitet 90 si shërbëtorët e tyre,që kishim për detyrë vetëm t'u mblidhnim vota për t'u siguruar atyre pushtetin e përjetshëm në këtë botë, por dhe në botën tjetër.

Kthimi im në Gjirokastër, në fakt është kthim në shtëpi. PD-në në atë zonë, ne do përpiqemi ta ringremë më të fortë.

Kush do të iki, i qoftë rruga e mbarë. Të mirëseardhur janë të gjithë ata që u qëndronin larg varmihësve të politikës së vjetër, të dhunshme dhe të korruptuar, qofshin të rrinj a të vjetër në moshë.

Koha është të shikojmë drejt të ardhmes. Të shkuarën ta lëmë në punën e vet. Atë nuk e ndryshojmë dot.

Ps. Këtu poshtë është fyerja që ka përdorur ndaj meje z. Shehu për turpin e tij, që në fakt ka që nga 1997 që nuk e njef se çfarë është turpi.

Është bela kur e vret turpin, s'të bën më asgjë përshtypje, as skuqesh, as zverdhesh.

Ora 16:51
Basha caktoi Bejkon si drejtues politik të qarkut të Gjirokastrës, reagon Tritan Shehu: Qesharake

Tritan Shehu ka reaguar pasi Lulzim Basha caktoi sot si drejtues politik të PD në qarkun e Gjirokastrës Roland Bejkon. Shehu, i cili u shkarkua nga ky post pasi iu bashkua grupimit të Sali Berishës, e konsideron qesharak këtë vendim të Bashës për zëvendësimin e tij me Bejkon.

Reagimi i plotë:

Deputeti i ngujuar Basha perfshin edhe Qarkun e Gjirokastres ne vizionet e tij te deformuara. Qesharake kjo! Por dhe e dhimbeshme ne nje sens! Nje deputet i mbyllur ne nje “bunker” te blinduar, te mbushur me keq beres, nen mbrojtjen nga Policia e Rames, kerkon te diktoje “vullnetet” e tij imagjinare militanteve, antareve, simpatizanteve demokrate te Qarkut te Gjirokastres. Dhe per me shume kjo kur nga Bunkeri ku eshte futur, pak jave me pare i mbyti me gaz toksik, i gjakosi nepermjet shkopinjeve te rregjimit, kerkoi t’i poshteroi, denigroi, e cbeje ata. Po ai haron se Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Permeti, Kelcyra, Tepelena e Memaliaj jane “kocke” e forte, qe te ngel ne gryke. E kane treguar kete ne historine e ketij vendi, ne historine tone demokratike, por dhe ne historine e afert te Kuvendit te 11 Dhjetorit e Referendumit te 18 Dhjetorit, kur njezeri u ndane perfundimisht nga ty. U ndane nga ty jo per inate a simpatira personale, por se ti jo vetem i tradhetove per 8 vite kur ata te mbeshteten, i mashtrove, i fute ne beteja te genjeshtra nga i nxorre po me genjeshtra, per t’i krijuar mundesi ketij rregjimit te kapte cdo gje, por dhe se kerkove t’i helmosh realisht e lendosh fizikisht prej atij bunkeri, qe shpejt do tu kthehet te zoterve. Ndersa plaget morale ja kishe krijuar prej kohesh! Dhe ne menyren me komike kerkon edhe sot t’i sundosh ata, tu imponosh Don Kishoter, kur ti vete je shkarkuar prej kohesh edhe formalisht. Ndersa ata jane te plotfuqishem e te lire ne zgjedhjet e tyre, te vendosur ne rrugen e demokracise e te opozitarizmit me kete rregjim, ne pregatitje per tu perballur me ate e fituar mbi ate. Dhe kete jua them dhe une si deputet i tyre, si anëtar i organit me te larte te PD Komisionit te Rithemelit, i ngarkuar edhe ne menyre te vecante per ate Qark. Fatkeqesisht perceptimet e deformuara te cojne shume larg disa here. Prandaj ndoshta duhet me mire te themi: Ta shpetojme deputetin Basha!

Ora 15:13
Pas emërimit të Alibeajt si drejtues politik i qarkut Shkodër, Basha emëron Roland Bejkon në Gjirokastër 

Roland Bejko është emëruar drejtuesi politik i PD në qarkun e Gjirokastrës. Bejko zëvendëson në këtë post Tritan Shehun, i cili i është bashkëuas Sali Berishës. Emërimi i Bejkos vjen vetëm pas emërimit të Enkelejd Alibeajt si drejtues politik i qarkut të Shkodrës, pas dorëheqjes nga ky post të Helidon Bushatit.

Ora 14:40
Helidon Bushati dha dorëheqjen, Basha e zëvendëson menjëherë me Enkelejd Alibeajn

1643201606_BushatiHelidon.jpg

Vetëm pak orë pasi ka dhënë dorëheqjen Helidon Bushati, Partia Demokratike ka emëruar nënkryetarin Enkelejd Alibeaj si drejtuesin e ri politik të Qarkut Shkodër.  

"Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj. Duke falënderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë", thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sa mire: 26/01/2022 15:36

    Mire fare do ishte qe drejtues politik ne shkoder te vinte edona bilalin, ajo perbashkon demokrate socialiste. I shkreti lul cpo heq, kushedi sa po e zhgenjen tutorin e tij. I ka vene gjithe armaten ne dispozicion edhe prape se prape tas ngeli i shkreti

    Përgjigju
    • Frangu: 26/01/2022 19:49

      Edona ēshtë rreshtuar tashmë në krahun e kundërt por, në mungesë të këtyre rrethanave,bkjo ide juaja nuk do të ishte aspak e papërfillur. Lejomëni një parashikim ashtu të çartur: pas Ramës, do të jetë pikërisht ajo drejtuesja e asaj partie. Falë përgatitjes dhe nivelit të lartë moral e institucional, do të isha tërësisht pro një tjetre figure nga Veriu: Sandër Lleshajt, por vajza prej Shkodre ka një avantazh të madh karshi tij: energjinë dhe entuziazmin e moshës.

  • Loni: 26/01/2022 15:32

    Gabim e ka Basha qe cakton te tjere. Ai duhet ti drejtoje vete te gjitha qarqet. Vetem se ka nje problem te vogel, se ngrihet vone nga gjumi. Sepse me aq anetare sa i kane ngelur, me mire i mban vete te gjitha qarqet.

    Përgjigju
  • Niko: 26/01/2022 15:09

    Iku ky dhe na plasi trapi. Me shume ka patur hallin e LSI se eshte nga fshati i gruas. Dhe ka vite qe ha buke nga PD tek Autoriteti Konkurrences

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë