Vetëm 8 studentë këtë vit në degën e Fizikës! Pedagogia Hafizi tregon për Report Tv shkaqet: As paga 40 mijë lekë nuk funksionoi si karrem

Vetëm 8 studentë janë regjistruar këtë vit në degën e Fizikës, në Universitetin e Tiranës, 2 më pak se vitin e kaluar akademik, dhe 7 më pak se parvjet. Ndërkohë që 10 vite më parë degën e Fizikës e kishin zgjedhur 100 gjimnazistë.

Shifrat flasin për një situatë vërtet alarmante kur kujton se tashmë në të gjitha universitetet e Shqipërisë dega e Fizikës është mbyllur dhe e vetmja që mbijeton është dega në universitetin e Tiranës.

E pranon dhe pedagogia pranë Departamentit të Fizikës, Mimoza Hafizi e cila  në një lidhje skype për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv ngre alarmin për këtë problem kombëtar.

“Një situatë që mund ta përkufizoj dramatike për shkencat e natyrës. Jemi dega e vetme në Fizikë e pastër pasi në unviersitetet e tjera janë mbyllur. Po ndodh dhe për degët e kimisë dhe në universitetet e tjera. Në Fizikë ne mbetemi dega e vetme dhe tek ne numrat janë tepër të vegjël. 8 studentë janë regjistruar në Bacelor  këtë vit . Para një dekade kemi pasur 100 studentë. Ky është kthyer në problem kombëtar” thotë Hafizi.

Po çfarë ka ndodhur?
Pedagogia Hafizi ka një përgjigje. Problemi janë kurrikulat e cunguara me të cilat po mësojnë gjimnazistët në shkolla të mesme.

“Ne kemi një përgjigje. Influencues është fakti që në shkollat e mesme ka pasur një ndryshim programi që nuk i bën tërheqës nxënësit. Një program i shtrënguar në mënyrë artificiale dhe  nuk i përshtatet fare formimit të një nxënësi të shkollës së mesme. Është shumë e vështirë tu thuash atyre që të duan Fizikën dhe Kiminë. Kemi bërë analiza dhe ka dalë që situata aty është e papranueshme. Mënyra si mësojnë në shkollat e mesme cënon formimin e gjimnazistëve' argumenton Hafizi.

Po a ndodh ky fenomen në shtetet e tjera?

“Në vendet e tjera nuk e kanë këtë problem. Unë kam kolegë në Francë e Itali e më kanë thënë që numrat në Fizikë janë njësoj si vitin e kaluar. Franca ka bërë ndryshim në sistemin e shkollës së mesme për ta bërë më fleksibël. Nu është kthyer në problematikë si tek ne që rerezikohet pas disa vitesh të mos kemi mësues fizike apo fizikant dhe nuk besoj që situatë të degradojë në këtë shkallë” vijon pedagogia Hafizi.

Një tjetër faktor për këtë situatë është dhe roli i mësuesit në shoqëri.

‘Shoqëria nuk i trajton ashtu siç duhet mësuesit. Sidomos të Shkencave të Natyrës për pagat, kualifikimet, numrin e orëve" vijon më tej.  

Nëse nuk merren masa rrezikojmë që pë disa vite Shqipëria të mos ketë më fizikantë asa mësues fizike.

“Vjet kemi pasur 10 studentë. Sivjet 8. Prisja që të shkonim tek 5. Parvjet 15 studentë. Nuk e di si do të jetë kjo rënia. Mund të shkojë dhe me 5 ose dhe mund të rritet, nuk i dihet" thotë Hafizi për Report Tv. 

Pedagogia Hafizi thotë se vendimi i qeverisë për të paguar me 40 mijë lekë në muaj studentët që zgjedhin Fizikën apo dhe disa degëve që janë caktuar prioritare nuk është e duhura.

Fizika është shpallur degë prioritare por shohim rezultatin, degë prioritare është marrë në konsideratë financimi i studentëve. Por ky nuk është karrem. Do të ishte një karrem për studentët që e shohin të frishme. Çdo familje mendon të ardhmen dhe nuk e zgjidh një pagesë financimi. Nuk ka qenë masa e duhur për të tërhequr rininë drejt këtyre degëve që qeveria i ka shpallur prioritare” tregon Hafizi në intervistën për gazetarin Nertil Agalliu.

Megjithatë pas çdo të keqeje ka dhe një të mirë. Pedagogia thotë se ata studentë që kanë zgjedhur Fizikën janë studentë të përkushtuar dhe ka një mesazh.

“Studentët që na kanë ardhur janë studentë optimistë. Duhet tu them të gjithëve të rinjve se është zgjedhja e duhur për të ardhmen e tyre nëse  e marrin seriozisht. Shkenca e fizikës është drejtim fantastik për të ardhmen e tyre" tha Hafizi në intervistën për Report Tv. 


Lajmi kryesor:

Viti i ri akademik nis 20 mijë studentë në autoditore! Matematika, Kimi e Fizikë më e padëshiruara, me vetëm 32 studentë! Mjekësia bojkoti mësimin


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”