‘Vetëm dashuri dhe respekt’, Robert Berisha zbulon sekretin e martesës së lumtur me Nora Istrefin (FOTO)

 ‘Vetëm dashuri dhe respekt’, Robert Berisha zbulon sekretin e martesës së lumtur me Nora Istrefin (FOTO)

Robert Berisha, Nora Istrefi dhe vajza e tyre 3- vjeçare

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata janë të adhuruar nga publiku për shkak të paraqitjes së tyre të jashtme dhe talentit që kanë në profesionet e tyre. Roberti dhe Nora janë të martuar prej 12 vitesh dhe sot janë prindër të një vajze 3-vjeçare.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi me vajzën 3 vjeçare

Mirëpo të gjithë jemi kuriozë të dimë se, cili është sekreti i një martese kaq jetëgjatë dhe mbi të gjitha të lumtur. Gjatë një interviste Robert Berisha ka rrëfyer se ku qëndron sekreti i martesës së lumtur mes tij dhe bashkëshortes. 

Robert Berisha dhe Nora Istrefi

Nuk ka sekrete për një martesë të lumtur, vetëm dashuri dhe respekt. Shumicën e kohës jemi bashkë, përveç një të shtune në javë. Nga e diela deri të premten jemi bashkë, kurse çiftet e tjerë, të cilët punojnë tetë orë nga e hëna në të premte, shihen më pak se ne.

Robert Berisha

Pra fakti që ata kalojnë shumë kohë bashkë është sekreti i martesës së tyre të lumtur. Roberti në këtë intervistë ka zbuluar gjithashtu se mes tij dhe Norës nuk ka konkurrencë edhe pse punojnë në të njëjtën industri.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi me vajzën e tyre 

1/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë