Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata janë të adhuruar nga publiku për shkak të paraqitjes së tyre të jashtme dhe talentit që kanë në profesionet e tyre. Roberti dhe Nora janë të martuar prej 12 vitesh dhe sot janë prindër të një vajze 3-vjeçare.
Robert Berisha dhe Nora Istrefi me vajzën 3 vjeçare
Mirëpo të gjithë jemi kuriozë të dimë se, cili është sekreti i një martese kaq jetëgjatë dhe mbi të gjitha të lumtur. Gjatë një interviste Robert Berisha ka rrëfyer se ku qëndron sekreti i martesës së lumtur mes tij dhe bashkëshortes.
Robert Berisha dhe Nora Istrefi
Nuk ka sekrete për një martesë të lumtur, vetëm dashuri dhe respekt. Shumicën e kohës jemi bashkë, përveç një të shtune në javë. Nga e diela deri të premten jemi bashkë, kurse çiftet e tjerë, të cilët punojnë tetë orë nga e hëna në të premte, shihen më pak se ne.
Robert Berisha
Pra fakti që ata kalojnë shumë kohë bashkë është sekreti i martesës së tyre të lumtur. Roberti në këtë intervistë ka zbuluar gjithashtu se mes tij dhe Norës nuk ka konkurrencë edhe pse punojnë në të njëjtën industri.