Reperi shqiptar është bërë baba i një djali vetëm para një muaji. Agon Amiga duket se po e përjeton me mjaft emocion këtë gjë pasi shpesh herë poston foto me të voglin. Ditën e sotme Agoni ka publikuar një foto të djalit të tij ku duket se i vogli ka nxjerrë gishtin e mesit.
Foto e publikuar nga Agon Amiga
“Hahahahaah biri im,”- shkruan reperi krahas fotos. Sigurisht që gishtat e tij kanë marrë formë krejt rastësisht pasi është tepër i vogël për të bërë gjeste të tilla. Amiga prej më shumë se një viti është rikthyer me bashkëshorten e tij Egzonën, me të cilën u nda për një periudhë kohore. Mediat në atë kohë shkruajtën se dyshja u ndanë pasi reperi e tradhëtoi gruan me këngëtaren Afërdita Dreshaj.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)