Veterani zotohet se ka vrarë 300
gjermanë dhe Hamit Matjanin

Veterani zotohet se ka vrarë 300<br />gjermanë dhe Hamit Matjanin<br>
Edhe në Shkodër, ashtu si në Tiranë veteranët e luftës nacional-çlirimtare kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ditën e Çlirimit, por mes tyre një veteran me shallin e kuq dhe me disa dekorata filloi të tregonte për kohën e luftës dhe se sa gjermanë kishte vrarë.

Gjithashtu veterani tha se ka vrarë me dorën e tij Hamit Matjanin, një prej personave, që sipas regjimit komunist të asaj kohe ishte agjent i futur nga agjensitë e huaja të sigurimit që kishte ardhur për të vrarë Enver Hoxhën.

 “Për lirinë e Atdheut tonë kundra okupatorëve fashistë italianë dhe nazistëve gjermanë dhe të tjerëve që deshën që të hanin me një kafshatë Shqipërinë, por nuk e gjetën atë, gjetën vetëm plumbin, se kam vrarë 300 gjermanë unë, kam vrarë dhe Hamit Matjanin me dorën time”, thotë veterani i revoltuar.

Shifrat e përmendur nga i moshuari nuk dihen nëse janë të vërteta, por në lidhje me vrasjen e Hamit Matjanit, ka fakte që ky i fundit u arrestua nga regjimi i asaj kohe dhe pas një gjyqi u dënua me varje në litar.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip