'Vetëvendosja mori një shuplakë të mirë dhe të nxehtë', ish-këshilltari i Kurtit: Janë ndëshkuar për qeverisje të keqe
Shkëlzen Gashi dhe Albin Kurti
KOSOVË- Opinionisti Shkëlzen Gashi ka thënë se këto zgjedhje treguan se Vetëvendosje u ndëshkua për udhëheqjen e keqe në komunat që kishte dhe për përzgjedhjen e gabuar të kandidatëve në disa komuna.
Megjitatë, ai thotë se emancipimi që ka ndodhur në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit ka vazhduar.
“Vetëvendosje e ka marrë një shuplakë të mirë dhe të nxehtë, gjë që është shumë mirë. Është ndëshkuar në tri komuna ku ka qeverisur tepër keq sikur që është Prishtina për tetë vjet e degraduar dhe e shkatërruar, Mitrovica për katër vjet, Prizreni për katër vjet. Në këto tri komuna ku ka qeverisur është ndëshkuar. Në tri komuna ku s’ka nxjerrë kandidatë të mirë sikur që është Peja, Ferizaj dhe Gjakova. Ata që kanë udhëhequr në këto komuna i bie që kanë qeverisur mirë dhe partitë politike opozitare në nivel nacional kanë pasë kandidatë të mirë”, ka deklaruar Gashi.
Gashi në Rubikon tha se rasti i Gjilanit është më interesanti dhe se nëse Vetëvendosje të vepronte njëjtë edhe me komunat tjera do të ishte më e suksesshme.
“Nëse Vetëvendosje do të kishte kandidatë të mirë sikur në Gjilan do t’i kishte sfiduar edhe Pejën, Gjakovën dhe Ferizajn do të mund të kishte fitore”, ka thënë Gashi.
Gashi tha se prapë se prapë nuk janë zgjedhje nacioanle dhe kjo ka ndikim të madh. Po ashtu, arsye për këtë rezultat të Vetëvendosjes është edhe mosardhja e diasporës s’ka ardhur sikur më 14 shkurt.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.6%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1592
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV
26 Prill, 19:11
-
7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët
26 Prill, 10:49
-
Mero Baze: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për tu faktorizuar Albini
25 Prill, 21:03
-
Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit
25 Prill, 15:58
-
A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?
25 Prill, 13:55
-
Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje
25 Prill, 13:19
-
Heqja e dinarit serb, nis në Bruksel takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
25 Prill, 12:43
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56
-
Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës
23 Prill, 22:58
-
Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
23 Prill, 18:59
-
Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?
23 Prill, 18:35
Kosova i tha "jo" komunizmit pas nje prove te shkurter te versionit demo.
Përgjigju