Kanë zbarkuar në Shqipëri ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilët pritet të bëjnë verifikimin e kandidatëve për tre institucionet e Vetingut.
Kryesuesja e misionit Genoveva Ruiz Calavera dhe tre anëtarët e tjerë, të cilët do të përbëjnë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë mbërritur në Tiranë pasditen e djeshme.
Tre Zyrtarët e tjerë, pjesë e misionit, janë nga Gjermania, Italia dhe Austria. Zonja Genoveva Ruiz Calavera pritet të zhvillojë sot një takim informal me gazetarët.
SHBA dhe BE kanë firmosur marrëveshjen e përbashkët mbi bazën e së cilës do të realizohet puna ndërkombëtarëve për monitorimin e procesit të Vetingut.
Ndërkaq, bëhet me dije se pritet të ngrihet edhe një bord vendimmarrjeje, në të cilin do të jenë anëtarë edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Sipas burimeve, anëtarët e ONM do të qëndrojnë me mision përgjatë kohës që do të kryhet Vetingu, ndërsa ata do të largohen për t’i lënë vendin grupit tjetër të ONM, kur të ngrihen Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit. Mësohet se puna e ONM nis të premten më vënien në sitë të kandidatëve për institucionet e Vetingut.
Në grupin drejtues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është edhe gjermani Reinhard Pribe, një njohës i mirë i Shqipërisë, dikur drejtor i Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot një nga njerëzit e angazhuar për ekspertizën e ligjit të Vetingut.
Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis plotësisht më 16 shkurt, kur, me të drejtën që u jep ligji, vëzhguesit ndërkombëtarë të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesin Kuvendit deri më 1 mars “listën e tyre të zezë”, që do të përbëhet nga ata kandidatë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit gjykon se nuk duhet të jenë anëtarë të organeve të reja të Vetingut.
Referuar Kushtetutës së re dhe ligjit të Vetingut, skuadra e SHBA-BE, e përbërë nga njerëz të drejtësisë me mbi 15 vjet eksperiencë, do të ketë një mision të dyfishtë. Së pari, ekipi amerikan do të asistojë institucionet shqiptare për ngritjen e organeve të Vetingut, duke kaluar në sitë kandidatët, të cilët më pas do të kalojnë në skanerin e trefishtë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Së dyti, përfaqësuesit amerikanë, jo vetëm do të monitorojnë punën e institucioneve të Vetingut, por do të marrin në dorë dosjet e mbi 790 prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të hetuar veprimtarinë e tyre.
Vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të emërohen nga ONM në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve të huaj, do të hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Gjithashtu, sipas nenit 45 pika 2 të ligjit të Vetingut, gjatë hetimit, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojnë informacion nga çdo subjekt i së drejtës publike.
Ata kanë të drejtë të administrojnë dokumentet që vërtetojnë veprime, fakte, cilësi ose një situatë subjektive të nevojshme për realizimin e hetimit. Ligji për Vetingun, në pikën 3 të nenit 33, parashikon gjithashtu që ILDKPKI-ja mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, që të kërkojnë informacione, të konsultojnë, të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura të prokurorëve dhe gjyqtarëve ose personat e lidhur me të, si dhe çdo dokumentet shoqërues.
Vëzhguesi ndërkombëtarë kanë po ashtu të drejtë të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, pro ose kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.
Fati i gjyqtarëve dhe prokurorëve
Prokurorët dhe gjyqtarët nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të emërohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, do të ndikojnë në fatin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, me anë të paraqitjes së provave, por edhe mendimeve të tyre.
Konkretisht, gjetja, e paraqitur në formën e një deklarate, dokumenti ose raporti të dhënë nga vëzhguesi ndërkombëtar përbën provë që dëshmon një fakt, rrethanë ose standard ligjor, i cili ekziston ose ka ndodhur. Komisioni ose Kolegji i Apelimit e çmon gjetjen si të barasvlershme me mendimin e dhënë nga një ekspert. Refuzimi i gjetjes bëhet vetëm me vendim të arsyetuar të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit.
Ndërkaq, vëzhguesit ndërkombëtar mund të japin edhe mendime. Një mendim me shkrim i dhënë nga vëzhguesit ndërkombëtarë konsiderohet një përfundim i dhënë për një rrethanë konkrete gjatë procesit të rivlerësimit ose që rezulton nga faktet në çështje të veçanta. Mendimi mund të ndikojë në vendimmarrjen e Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit, por nuk ka vlerën e provës. Refuzimi i kërkesës së vëzhguesit ndërkombëtar për të marrë prova bëhet me vendim të arsyetuar të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit, duke argumentuar shkaqet e refuzimit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com