Vettingu 'djeg' kreun e Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka: Nuk justifikon pasurinë

Vettingu 'djeg' kreun e Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka: Nuk justifikon pasurinë

Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka nuk kalon Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trupë përbërëse Valbona Sanxhaktarin, Xhensila Pinen dhe Etleva Çiftjen, ka vendosur shkarkimin e Rreshkës për fshehje dhe pasuri të pajustifikuara. 

Pas këtij vendimi të KPK, ka reaguar avokati mbrojtës i Rreshkës i cili ka paralajmëruar ankimimin e vendimit. "Shkarkimi është i padrejtë. Do ta ankimoj këtë vendim. Dritan Rreshka i plotëson komponentët për të qenë prokuror". 

Pasuria e Rreshkës
Relatorja e çështjes ka deklaruar në seancën e shkuar se Rreshka nuk ka burime të ligjshme për justifikimin e pasurisë. Dy kate të një shtëpie 131 metra dhe 166 metra me vlerë 2.5 milionë lekë, kanë si burim të deklaruar pasurie, paratë në emigracion dhe kreditë për të cilat ka mospërputhje të deklarimit dhe vlerës së kostos së kateve të shtëpisë.

Problemi i dytë me pasurinë e Rreshkës është blerja e disa obligacioneve me vlerë 7.9 milionë lekë për të cilat rezulton se nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Koha për të planifikuar diçka të rëndësishme...çfarë thonë yjet për ju sot

Koha për të planifikuar diçka të rëndësishme...çfarë thonë yjet për ju sot