Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë kreun e Gjykatës Administrative në Korçë (VIDEO)

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, kryetarin e Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibin.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në lidhje me kriterin e figurës, DSIK, ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është u përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Edhe nga hetimi i KPK, nuk kanë rezultuar lidhje të gjyqtarit me persona të papërshtatshëm.

Në lidhje me aftësitë profesionale, rezulton se ka pasur 9 ankesa në Inspektoratin e KLD, 2 nga të cilat janë gjetur të mbështetura. Më tej, KPK ka konstatuar se subjekti ka logjikë në zbatimin e ligjit. Në disa raste, për subjektin janë konstatuar se ka pasur zgjatje tej afateve të disa proceseve civile.

Gjithashtu, është konfirmuar në detyrë edhe Enkel Peza, kandidat për magjistrat dhe ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë