Vettingu, KPK merr në 'sitë' gjyqtaren Manjola Xhaxho, vendimi në 14 maj

Vettingu, KPK merr në 'sitë' gjyqtaren Manjola Xhaxho, vendimi në 14 maj

Sot gjatë seancës së KPK me gjyqtaren Manjola Xhaxho

Manjola Xhaxho, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës, ka dalë sot përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t'u njohur me vlerësimin e pasurisë dhe aftësive profesionale në kuadër të procesit të Vettingut. 

Trupa e KPK theksoi se për gjyqtaren Xhaxho kanë kryer hetimet të thelluar për tre kriteret, atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe integritetit të figurës. Sipas KPK, ILDKP ka sjellë raport që gjyqtarja Xhaxho ka bërë deklarim të saktë të pasurisë. 

"S'ka fshehje pasurie. Nga hetimi i thelluar ka munguar deklarata e vitit 2006. Gjyqtarja ka sjellë përgjigje se ka qenë me leje studimore jashtë vendit në atë vit. Nga hetimi i plotë për vlerësimin e pasurisë u mor raport nga ILDKPI. Na rezulton se gjyqtarja ka apartament 2+1 në pronësi të prindërve.

Apartamenti i blerë nga gjyqtarja dhe i është dhuruar prindërve nga ajo në vitin 2011. Gjyqtarja nuk ka pasuri tjetër. Nga drejtoria e informacionit të klasifikuar rezulton e pastër. KLD ka sjellë vlerësim që është e aftë profesionalisht", tha relatorja e KPK.

 

KPK ka theksuar më tej se për gjyqtaren janë paraqitur dy ankesa nga shtetasi K.K në vitin 2009 dhe shtetasi J.D në vitin 2013.

"Kemi komunikuar me email me gjyqtaren Manjola Xhaxho, subjketi ka qenë bashkëpunues. Pranë nesh është depozituar një ankesë ndaj kësaj gjyqtarje po nga nga shtetasi J.D., KPK shqyrtoi ankesën e J.D por është ankesë që zgjidhet në rrugë gjyqesore", tha relatorja e KPK.  

Nga ana e saj, gjyqtarja Manjola Xhaxho u shpreh: "Jam dakord me çfarë u tha, në këtë periudhë, të vitit 2006, kam qenë me studime jashtë vendit. S'kam asgjë kundër. Kërkoj rikonfirmim në detyrë".

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do vendosë për fatin e gjyqtares Xhaxho në datën 14 maj. 


Sot gjatë seancës së KPK me gjyqtaren Manjola Xhaxho

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë