Vettingu/ KPK shkarkon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli është shkarkuar nga organet e Vettingut. Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, pas seancës dëgjimore ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Artan Zeneli kandidoi më herët për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga koha kur iu rikthye sistemit të drejtësisë, deri sa doli para Vetting-ut, Artan Zeneli, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ka shtuar gati dyfish pasurinë e tij.

Në 10 vite ai ka siguruar pothuajse 50 milionë lekë të reja pasuri, të cilat në deklarimet e tij shpjegon se i ka siguruar nga paga e bashkëshortes, pjesën më të madhe, të ardhurat si gjyqtar dhe të ardhura nga qiratë.

Zeneli doli një ditë më parë para vettingut, gjatë të cilit doli në pah një problem me deklarimet, për mënyrën se si anëtari i Gjykatës së Lartë ka blerë një vile disa katëshe në një zonë rezidenciale tepër të njohur në Tiranë.

Zeneli ishte në listën e zezë të Ambasadës Amerikane për personat që ju hiqet e drejta që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 26 janar të vitit 2017 atij iu revokua viza për të udhëtuar në SHBA. Para vettingut, Zeneli shpjegoi se bëhej fjalë për vizën private dhe jo atë zyrtare. 

Artan Zeneli është gjyqtari i tretë i Gjykatës së Lartë që shkarkohet nga Vettigu, pas Tom Ndrecës dhe Admir Thanzës. Ndërsa i vetmi që ka kaluar me sukses filtrat e Vettingut ka qenë Edmond Islamaj, i cili është rikonfirmuar në detyrë më herët. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neritani: 18/07/2018 18:18

    Po na merzitet keq Gerdi me bagjanakun notar

    Përgjigju
  • LORA: 18/07/2018 14:05

    Lajm i mire ,,,korporates kusaro-kriminale dhe antishqiptare te dreQesise ''gjin gjoni dhe llallerise'' po i shkurtohen ditet.

    Përgjigju
  • Viktor: 18/07/2018 10:45

    Iku edhe nje qelbesire nga sistemi i korruptuar i drejtesise . Presim te ike sa me pare edhe qelbesira tjeter Artan Broci. SPAK dhe Byroja e Hetimit duhet te merren seriozisht me keto qelbesira dhe shefat etyre te politikes qe kane vjedhur e shkaterruar Shqioerine dhe shqiptaret gjate 28 vjeteve .

    Përgjigju
    • Titi: 18/07/2018 11:32

      Ke harruar dhe nje kryemafioz tjeter,Shkelzen Selimi qe i bente sherbime politikes dhe ata e lejonin te bente lek sa ti donte qejfi me vendimet qe jepte. Gjyqtar me pike karburanti!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit