Vettingu, kualifikohen Ina Rama 
Albana Shtylla e Shpresa Beçaj
Lista/Përzgjidhen 29 kandidaturat

Ka përfunduar verifikimi i dokumentacionit për qytetarët që shprehën interesin për pjesëmarrje në organet e "Vettingut".

Nga lista e publikuar nga Avokati i Popullit bien në sy emra si Ina Rama, ish-kryeprokurore e Republikës, Albana Shtylla, Sekretare e Përgjithshme Kuvendit apo dhe Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë. 

Avokati i Popullit, në ushtrim të kompetencave të përcaktuara nga ligji nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ka kryer në përputhje me përcaktimet e dhëna në nenin 6 dhe 7 të këtij ligji, verifikimin e kritereve formale të kandidatëve, të cilët kanë shprehur interesin për anëtare të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Ky proces është zhvilluar nën monitorimin e pandërprerë të ekspertëve ndërkombëtarë të ONM-së.  

Pas verifikimit të të gjithë aplikimeve për pozicionet e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Avokati i Popullit ka verifikuar në tërësi 192 aplikime nga të cilat:

 -29 aplikime kanë përmbushur kriteret formale për secilin pozicion  të parashikuar nga ligji;

  -163 aplikime nuk kanë përmbushur kriteret formale të përcaktuara nga ligji për secilin pozicion.

Në përfundim të këtij procesi, si dhe në zbatim të nenit 7 pika 6 të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Avokati i Popullit, i ka dorëzuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit listat e kandidatëve, si dhe të gjitha dosjet individuale fizike të aplikimeve të shqyrtuara për këta kandidatë.

Vlerësimi dhe rekomandimet për kandidatët nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, do t’i përcillen Avokatit të Popullit, që së bashku me dy listat e sipërcituara do t’ja dorëzojë më pas Kuvendit të Shqipërisë.

lista
(Kandidatët që plotësojnë kriteret formale)

Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret formale
(Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret formale)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane

O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane