Vettingu në radhët e policisë/ Konfirmohet në detyrë Nikollë Rica dhe Fatos Balla

Vettingu në radhët e policisë/ Konfirmohet në detyrë Nikollë Rica dhe Fatos Balla

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Nikoll Ricën, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit. Vendimi për Ricën është dhënë ditën e sotme ndërsa para trupit të KJV ai doli të hënën ku iu nënshtrua procesit të Vetingut. Sipas Komisionit, Rica kishte deklaruar një apartament në Tiranë, blerë në vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekë, si burim nga shitja e një apartamenti të mëparshëm në zonën e Ali Demit, si dhe kursime familjare. Ndërkohë këto pasuri dhe të tjera ai i ka të justifikueshme dhe në këtë mënyrë ai ka dalë i pastër në procesin e vettingut.

1581670816_tosi.jpg

Po kështu Komisioni i Jashtëm i Vettingut ka konfirmuar në detyrë edhe Fatos Ballën. Ky i fundit është Specialist në Sektorin e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Edhe Balla pas nënshtrimit të vettingut ka rezultuar i pastër në të gjitha kriteret e vlerësimit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite