TIRANE-Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) do të monitorojë procesin e zbatimit te Vettingut përmes ekspertëve që do vijnë nga SHBA dhe BE.

Ata do të monitorojnë konkretisht procesin e krijimit të organeve të Vettingut, si dhe rivlerësimin e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjyqësorin shqiptar.

Të gjitha përfundimet do i kalojnë autoriteteve shqiptare.

Kjo fazë e Vettingut do të ketë mbi kokë spanjollen Genoveva Ruiz Calavera, shefja e ONM, e cila nga Tirana përcolli mesazhin se do realizojë kërkesën e shqiptarëve, për një gjyqësor të pavarur në Shqipëri.

Calavera garantoi se nuk largohet nga Shqipëria pa çuar në fund procesin e Vetting.

Pra më lejoni që të theksoj qartë që operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka rol monitorues, por ai nuk merr vendime ekzekutive. Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për reformën, në veçanti për popullin shqiptar që ka qenë jashtëzakonisht zë lartë në kërkimin e një gjyqësori të pavarur, të paanshëm, të përgjegjshëm dhe profesional, më lejoni t’i falënderoj ata dhe t’i siguroj që këtë gjë do ta realizojmë”.

Sipas shefes së ONM, Vettingu është përcaktuesi i qartë nëse Shqipërisë i çelen ose jo dyert e negociatave për anëtarësim në BE.

Vettingu është procesi jetik për t’i hapur dyert Shqipërisë në çeljen e negociatave për anëtarësim”.

Kryesuesja e misionit Genoveva Ruiz Calavera dhe tre anëtarët e tjerë, të cilët do të përbëjnë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim me gazetarët shqiptarë si dhe u takuan me ambasadorët e SHBA e BE.

Deklarata e plotë e Genoveva Ruiz Calavera në Tiranë
“Jam e gëzuar që po kthehem në Tiranë me rastin e prezantimit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit për vetingun e anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri.

Sot themeluam bordin e menaxhimit i cili do të koordinojë punën e ONM dhe unë kam kënaqësinë që do të jem kryetare e këtij bordi.

Përgjatë procesit të vetingut bordi i ONM do të luajë një rol mbikëqyrës dhe koordinimi për këto projekt monitorimi të komunitetit ndërkombëtar. Më lejoni të theksoj qartë se operacioni ndërkombëtar po kryen një monitorim të fuqishëm të procesit të vetingut por ai nuk merr vendime ekzekutive. Të gjitha vendimet përfundimtare në këtë proces do t’i takojnë autoriteteve shqiptare dhe kështu duhet të bëhet.

Që nesër do të fillojë puna dhe do të mbërrijnë një grup ekspertësh shumë të kualifikuar nga shtete anëtare të BE dhe nga SHBA të cilët do të jenë vëzhgues ndërkombëtarë afatshkurtër që do të dërgohen për të monitoruar fazën e parë të procesit që ka të bëjë me përzgjedhjen e anëtarëve shqiptare në procesin e vetingut.

Në këtë fazë të parë ONM do të hartojë rekomandimet për kuvendin nëpërmjet zyrës së Avokatit të Popullit lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për organet e vetingut.

Do të jetë përgjegjësia e autoriteteve shqiptare që të përfundojnë procesin dhe të emërojnë kandidatët për organet e vetingut. Pasi faza e parë të ketë përfunduar dhe të jenë ngritur organet e vetingut do të fillojë faza e dytë dhe Komisioni Europian në bashkëpunim me SHBA do të sjellë një ekip afatgjatë vëzhguesish ndërkombëtarë, përsëri specialistë të nivelit të lartë që do të monitorojnë të gjithë procesin e vetingut. Si kryetare unë mund t'iu siguroj se ONM do t’i kryejë detyrat e saj me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje me ligjin.

Në përfundim dua të përgëzoj autoritetet e Shqipërisë për krijimin një kornize mjaft të plotë dhe të gjerë për reformën e drejtësisë që përfshiu një qasje mjaft të strukturuar dhe rigoroze për trajtimin e çështjeve që lidhen me profesionalizmin e të gjithë gjyqësorit. Kam besim në bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të autoriteteve shqiptare në të gjitha fazat e ardhshme të procesit.

Së fundi më lejoni t’u kujtoj rekomandimin kushtë
zues të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit që e prezantuam në nëntorin e viti të kaluar. Ky rekomandim ishte një pranim i qartë që Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në 5 përparësitë kyçe si dhe në fusha të tjera të politikave me rëndësi. Rekomandimi i Komisionit nënvizoi gjithashtu nevojën për t’i vazhduar me përgjegjësi këto procese reformash dhe po citoj këtu “Një progresi të besueshëm e të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në veçanti rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetingun”. Besoj se mesazhi ynë është i qartë.

Ky proces vetingu është një proces jetik për t’i hapur derën negociatave të anëtarësimit me BE.  

Më lejoni tani ta përmbyll me një fjalë mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për reformën, në veçanti për popullin shqiptar që ka qenë jashtëzakonisht zë lartë në kërkimin e një gjyqësori të pavarur, të paanshëm, të përgjegjshëm dhe profesional, më lejoni t’i falënderoj ata dhe t’i siguroj që këtë gjë do ta realizojmë. Faleminderit për vëmendjen!"


Zyrtarisht Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të nisë punën nesër (e enjte) dhe fillimisht do të kryhet verifikimi i kandidaturave të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
 
Për këto emërime, ONM do të përgatisë një raport për t’ia dërguar më pas Kuvendit.
 
Puna e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit pritet të zgjasë deri në 3 vite, deri sa të ketë përfunduar i gjithë procesi i Vettingut për njerëzit e drejtësisë dhe për ngritjen e institucioneve të reja.
 
Një tjetër rol i ONM do të jetë edhe hartimi i "listës së zezë" të kandidatëve për komisionet e Vettingut. 

Nëse një kandidat do të vlerësohet nga ONM si i papërshtatshëm për shkak të të shkuarës së tij apo dhe aftësive profesionale, do të jetë i pamundur që ai të miratohet nga deputetët për në komisionet e Vettingut. 

deklerata omn
 
ONM: Calavera e vetëdijshme për presionet politike, do u rezistojë
Burime nga ONM sqaruan për Shqiptarja.com thanë se kjo strukturë do të ketë një staf total gjatë funksionimit të saj rreth 30 persona vendas e të huaj. Të njëjtat burime theksuan se Calavera është e vetëdijshme se presionet politike do të shtohen me afrimin e zgjedhjeve, presione të cilave është e vendosur t’i rezistojë.

OMN takime me Lu e Vlahutin, themelohet Bordi menaxhues
Ekspertët Ndërkombëtarë të monitorimit (ONM) të cilët mbërritën në Shqipëri një ditë më parë, kanë zhvilluar takime me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin.  Së bashku me ambasadorin amerikan, Calavera themeloi bordin menaxhues të ONM-së.

"Bordi Menaxhues i OMN-së menaxhon ekipe monitoruese të përbëra nga gjyqtarë e prokurorë të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata do të monitorojnë procesin e krijimit të organeve të Vettingut, si dhe rivlerësimin e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjyqësorin shqiptar", ishte deklarata e perbashket per shtyp pas takimit me Lu e Vlahutin.

Calavera me gazetarët: Do jemi të rreptë me zbatimin e ligjit
Në një takim informal me gazetarët ditën e sotme, ajo ka njoftuar se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sa i takon çështjes së vetingut, do të ketë rol vetëm këshillues dhe jo vendimarrës.

Do jemi të rreptë në zbatimin e kritereve të ligjit.

Nëse do ketë rrjedhje informacioni nga punonjësit tanë, ata do largohen menjëherë.

Me të mbaruar afati i dorëzimit të aplikimeve te Avokati i Popullit, do fillojmë nga puna për të parë dosjet e secilit kandidat.

Pak javë më vonë pritet të vijë edhe pjesa tjetër e stafit që do kompletojë gjithë OMN”
, tha Genoveva Ruiz Calavera.




ekspertet e omn
(Ambasadori Donald Lu me ekspertët e ONM-së)

ekspertet omn
(Eskorta e Lu dhe ekspertëve të ONM përpara zyrave të delegacionit të BE)