Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Lartë, Shkëlzen Selimi. Gjatë seancës dëgjimore KPK tha se Selimi u vlerësua vetëm për pastërtinë e figurës dhe jo për pasurinë apo aftësitë profesionale.
Sipas KPK Selimi kishte dy kontakte të papërshtatshme, të cilat me sa duket i kushtuan detyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë. Një kontakt ishte sjellë nga DSIK.
Bëhej fjalë për shtetasin Fero Dervishaj, i cili ishte mik me gjyqtarin dhe rezultonte problematik me policinë dhe drejtësinë.

Kontakti i dytë i papërshtatshëm ishte sjellë nga ONM-ja, e cila referonte se Shkëlzen Selimi kishte ndihmuar që personi me inicialet A.I. në kërkim nga Italia për trafik kokaine të mos ekstradohej.
Vetë gjyqtari e quajti procesin të manipuluar e të paragjykuar që në fillim dhe u largua nga seanca dëgjimore. Selimi nuk mori pjesë as në seancën e sotme të vendimmarrjes.
Pas largimit të Selimit, duket se edhe Gjykata e Lartë do të ketë të njëjtin fat me gjykatën Kushtetuese duke u bllokuar për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve nga Vettingu.
Lajmi kryesor:
Vettingu/ Shkarkohen gjyqtarët Abdullai e Selimi, Bici e Muçi probleme me pasurinë, Gjykata e Lartë drejt bllokimit
/Shqiptarja.com
