Qytetarët vijojnë të firmosin peticionin e cili do t'i çohet Parlamentit për të zbatur ligjin e Vetingut.
Në çadrën e ngritur pranë Parkut Rinia deri më tani mijëra qytetarët kanë dhënë firmën e tyre pro zbatimit të këtij ligji.
Gjatë ditës së sotme peticionin e ka firmosur edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputeti i PS, Ulsi Manja.
Tahiri u shpreh se vetëm nëpërmjet Vettingut do të largohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Sipas Tahiri 99% e shqiptarëve duan reformën në drejtësi.
"Hajde të bëhemi bashkë, të firmosim për reformën në drejtësi dhe për vettingun në mënyrë që Shqipëria nesër të jetë më e drejtë. Ky proces ndan dy botë, të shkuarën që do ta mbajë drejtësinë peng dhe ata që duan një Shqipëri më të mirë dhe më të drejtë. Kjo është një betejë që do ta fitojmë pa diskutim ata që duan një Shqipëri më të drejtë, ata që duan një drejtësi që funksionon sipas ligjit. Të përjashtojmë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar është çështje e qytetarëve që duan një Shqipëri më të drejtë”, u shpreh Tahiri.
Po çfarë mendojnë qytetarët që firmosin peticionin, sa i domosdoshëm është zbatimi i ligjit të Vettingut?
"Ne themi që e duam Shqipërinë si të gjithë Europa por veprojmë kundër Europës. Ne duam ligjet, ne duam shtet, ne duam demokraci por jo këtë lloj demokracie"
"Që të bëhet një shtet ligjor duhet të bëhet ky vettingu që e mbështet edhe BE edhe SHBA"
"Ne e firmosëm për të treguar këtyre që kanë hyrë në çadër që shumica e shqiptarëve duan shtet ligjor e jo rrëmujë, jo me thy xhama, jo me shpu goma si thotë Lul Basha e të tërheqim zyrtarë zvarrë", shprehen qytetarët.
Në ditën e tretë, interesi për të firmosur këtë peticion është tejet i lartë. Pritet që të mblidhen firmat jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete e tjera për nisjen nga zbatimit të ligjit të Vettingut.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO