/ATSH-Z.Tosku/- Para televizorit apo në internet?! Në shoqërinë moderne kjo është kthyer në normalitet për fëmijët dhe adoleshentët, të cilët në rast se nuk qëndrojnë para televizorit, medoemos do të kthehen nga bota virtuale.
Studimet tregojë se fëmijët dhe adoleshentët harxhojnë një kohë relativisht të gjatë në botën virtuale. Por zhvillimi i shoqërisë mbart në vetvete edhe kosto.
Shumë prindër sot, përveçse nuk kanë shumë mundësi të kalojnë kohë me fëmijët e tyre për shkak të angazhimeve të përditshme dhe jetës së vrullshme, u duhet të kurojnë fëmijët e tyre nga varësia që kanë krijuar nga interneti apo televizori. Ky problem tanimë nuk është vetëm prezent në Shqipëri por është problem global.
Sipas një vëzhgimi të kryer, në Shqipëri, fëmijët harxhojnë më shumë se tri orë në ditë përpara televizorit. Ndërkohë që vitet e fundit, ai po zëvendësohet nga interneti.
Në rast se i referohemi Kinës, themi që atje dominon interneti në krahasim me televizorin. Përhapja e tij më shpejtësi, ka bërë që shumë fëmijë të kenë varësi nga interneti.
Specialistët rekomandojnë që fëmijët nuk duhet të shikojnë më shumë se një deri në dy orë televizion dhe video në ditë. Së pari, kjo mënyrë sjelljeje ndikon negativisht në konsumimin e energjive, duke rritur probabilitetin e obezitetit tek fëmijët. Pasi koha e shpenzuar në botën virtuale redukton shpenzimin ditor të energjive.
Së dyti, kalimi i tepërt i kohës përpara ekranit të televizorit ndikon negativisht edhe në socializmin e fëmijës. Kjo sjellje e bën fëmijën të rritet i vetëm, e bën individualist, e bën të mbyllur në botën e vet dhe jo të hapur. Një nga kërkesat e kohës për fëmijët është që ata duhet të rriten dhe të shpenzojnë kohën së bashku me moshatarët e tyre. Në këtë kuptim, ata e kanë më të lehtë të organizohen bashkërisht, të luajnë bashkërisht, të krijojnë dhe t'i bashkohen grupeve të ndryshme sociale, e të tjera përfitime të kësaj natyre.
Sipas punonjëses sociale, Loreta Kruja, vetëm në këtë mënyrë fëmijët do të jenë më të përgatitur për jetën, më të gatshëm për të përballuar vështirësitë, që herët ose vonë, do t'u dalin përpara. Vetëm në grup ata do të rriten më aktivë dhe më të predispozuar për të krijuar personalitetin dhe karakterin e tyre.
E ndërsa jetojmë në kohën e internetit, përdorimi nga fëmijët nuk është më një gjë e jashtëzakoshme. Mania e përdorimit të internetit është përhapur me shpejtësi.
/Shqiptarja.com