Vëzhgimi në shkolla, në Tiranë nxënësit mësim me xhupa! Kaldajat jo gjithmonë ndizen, nxënësit sjellin vetë rezistenca! Prindërit: Kanë ftohtë

Jemi në stinën e dimrit dhe padyshim që sistemi i ngrohjes në shkolla është shumë i rëndësishëm, Shkolla “Bajram Curri” haset me këtë problematikë. Nxenësit na treguan se detyrohen të qëndrojnë në klasë me xhupa ose të blejnë vetë rezustencë pasi kaldaja herë ndizet e herë jo.

Nxënësit që e kanë sjellë vetë ngrohësen nga shtëpia janë më të privilegjuarit, të tjerët që janë ulur në bankat e fundit e ku ngrohja nuk arrin kanë sërish ftohtë.

"E mbaj ngrohesen te këmbet e mia, pasi e kam sjellë vetë” - shprehet një nxënës. 

Dhe prindërit tregojnë raste ku fëmijët u kanë pohuar se kanë patur ftohtë gjatë kohës që ndodheshin në klasë.

"Dje më tha vajza kam patur ftohtë."-shprehet një prind.

Me kamerën e Report Tv bëmë një vëzhgim dhe në shkollën “Drita Pelinku” ku nxënësit na raportuan se kaldaja jo gjithmonë ndizet, në klasa rrinë me xhupa, madje ka patur raste kur janë ftohur.

Prindërit shprehen se strukturat përkatëse duhet të marrin masa të menjëhershme, pasi fëmijët e tyre ua kanë besuar shkollave publike.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri