Polonia ka mbërritur në Katar, aty ku do jetë në fazën finale të Kupës së Botës. Kombëtarja polake u shoqërua deri në kufijtë jugorë të shtetit të saj nga avionët luftarak F-16, kjo për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Dy predha të rënë një javë më parë në territorin polak shkaktuan vdekjen e dy personave, me autoritetet që kanë marrë masat e duhura.

"Ne u shoqëruam në kufirin jugor të Polonisë me avionë F16. Faleminderit dhe përshëndetje pilotëve", shkruan faqja zyrtare e polakëve në kanalet e komunikimit. Për shkak të agresionit rus në Ukrainë që vijon nga 24 shkurti i këtij viti, predhat e rëna në territorin polak dhe që ende nuk janë identifikuar, kanë bërë që në Poloni të kujdesen për ekipin e tyre kombëtar. Në Kupën e Botës 2022, Polonia ndodhet në grupin C me Meksikën, Arabinë Saudite dhe Argjentinën.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?