Në 'Camp Nou' Barcelona bëri detyrën dhe fitoi 2-0 kundër Athletic Bilbaos, me Rodrin që për herë të parë luajti përpara tifozëve të tij. Skuadra e Hansi Flick kaloi në epërsi pas 37 minutave lojë me golin e kapitenit Raphinha, kjo pas asistit të Pedrit. Pjesa tjetër e lojës ishte me raste për të dyja skuadrat, por Barça u qetësua vetëm tetë minuta para fundit të ndeshjes kur Fermin Lopez shënoi golin e dytë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21

    Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?