VIDEO/ Basha zhvendos fushatën në lokalin e familjes Vladi, porositësve të Toyotës me 3.4 mln euro nga Belgjika
Kreu i PD-së, Lulzim Basha
TIRANË- Gjatë ditës së sotme, Lulzim Basha transmetoi në media një takim me mësues të sistemit parauniversitar në Njësinë 11 në Tiranë. Por vendi i zgjedhur për këtë takim nuk ishte edhe aq rastësor.
Takimi me njerëzit e dijes është zhvilluar në lokalin me emër “Crem caffé” në njësinë 11 të Tiranës, që sipas informacioneve të mbledhura, rezulton të jetë në pronësi të familjes Vladi, familjarë të së cilës u akuzuan si porositësit e automjetit “Toyota Yaris” nga Belgjika, brenda së cilës ishin fshehur 3.4 milionë euro.
Për më tepër, nga ekstrakti i biznesit “Crem Caffe” në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se biznesi është regjistruar në emër të Osman Vladit, babai të Alfred Vladit, një prej të akuzuarve kryesorë për 3.4 milion eurot.
Vetë Osman Vladi, babai i Alfredit përmendet në një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku zbardhej se si persona të lidhur me krimin fshihnin pasurinë në emër të familjarëve.
Toka, dy sipërfaqe ranishte me vendndodhje Gjiri i Lalzit, 72 mijë euro në llogarinë bankare të kompanisë “Tirana Rental Car”, automjete, një kamion tip “Bizar” dhe 3.4 milion euro u sekuestruan nga policia e Shtetit, si pjesë e hetimit për sasinë e eurove të ardhura në qershor 2018 nga Belgjika në Shqipëri.
Disa nga pasuritë e sekuestruar si dy sipërfaqe ranishte në Gjirin e Lalzit, tokë arë në Gjirin e Lalzit kanë qenë të regjistruara në emra të familjarëve të personave të proceduar si Osman Vladi dhe Alma Dervishi.
E ndërsa SPAK sekuestroi 3.4 eurot e porositura nga Belgjika, kreu i opozitës ka vendosur që të zhvillojë takimet e fushatës së tij në lokalin e njerëzve që kanë probleme me ligjin./TemA
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike
5 Janar, 11:16
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
Basha uron Vitin e Ri: Shëndet, dashuri dhe shpresë për familjet shqiptare!
31 Dhjetor 2024, 20:17
-
Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’
30 Dhjetor 2024, 18:56
Lulush shtoi librit kete takin Eshte Toyota Jaris A te kujtohet or ke humb memorine Pusht Kodosh Meqellare
PërgjigjuI do leket Basha. Vetem për leke janë keta horra
Përgjigju