Sushi është ushqimi i famshëm japonez me oriz dhe peshk (i pagatuar), me shtimin e mundshëm të algave. Një vakt i cili tashmë është bërë pjesë e jetës së përditshme për shumë njerëz edhe në Shqipëri. Por, a e dini se sa kalori marrim ne nga sushi?
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, Dietologia Viktoria Naço na informoi për vlerat, veçoritë dhe kaloritë që marrim nga sushi.
Ushqimi tradicional japonez Sushi ka në përbërjen e tij omega 3, karbohidrate, proteinë bimore, kalcium etj. Veçantia e Sushi është masa e vogël që konsumojmë në proporcion me përfitimet shëndetësore të shumta që na jep. Sushi duhet të jetë pjesë e dietës sonë pasi përmban shumë pak kalori.
Omega 3 ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, tek personat me probleme kardiovaskulare, personat mbipeshë si dhe për personat të cilët vuajnë nga hipertensioni.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com