VIDEO/ E paprecedentë në NBA, ylli i ekipit godet me grusht shokun e skuadrës në stërvitje

VIDEO/ E paprecedentë në NBA, ylli i ekipit godet me grusht shokun e skuadrës në stërvitje

Draymond Green

Ngjarje aspak e hijshme në stërvitjen e kampionëve të NBA, Golden State Warriors. Ylli i skuadrës, Draymond Green ka goditur me grusht në fytyrë shokun e skuadrës, Hordan Poole. Gjithçka ka ndodhur në trajnimin e Golden State, me kolegët e dyshes së përfshirë në konflikt që kanë ndërhyrë për të shuar gjakrat.

Pas ndërhyrjes së stafit dhe basketbollistëve të tjerë, Green u dërgua në dhomat e zhveshjes për t'u qetësuar, ndërsa Poole vijoi me trajnimin. Pritet që ekipi i Warriors të marrë masa përjashtuese për yllin e ekipit, duke dhënë shembull se të tilla sjellje nuk kanë vend në sport. Të shumta kanë qenë komentet në rrjetet sociale, të cilat e konsiderojnë Green si fajtor në këtë ndodhi.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Pasi vrau gruan me thikë, shqiptari shkoi në hotel! Ndezi televizionin për të parë lajmet për krimin e rëndë

Pasi vrau gruan me thikë, shqiptari shkoi në hotel! Ndezi televizionin për të parë lajmet për krimin e rëndë