VIDEO/ Partizani kryeson Superligën, 2 gola në Durrës! Egnatia tripletë Kukësit dhe kërcënon kreun, Vllaznia gjashtë ndeshje pa fitore

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur sot javën e 27-të. Pas disa ditësh pushim për shkak të ndeshjes së Kombëtares, skuadrat e elitës janë rikthyer në fushë. Me fillim nga 15:00, Kukësi humbi 0-3 në shtëpi me Egnatian, teksa në "Loro Boriçi" Vllaznia dhe Bylis u ndanë në paqe 0-0. Te vendasit debutoi me një pikë trajneri i ri, Auron Miloti. Në 18:00 në "Niko Dovana" Teuta humbi 0-2 me Partizanin. Nesër luhen Kastrioti - Laçi dhe Tirana - Erzeni.

Në "Kukës Arena", vendasit e Hallaçit humbën 0-3 me Egnatian për javën e 27-të në Superligën e futbollit. Miqtë nga Rrogozhina marrin tri pikë me vlerë pas dy ndeshjeve "jo", duke u ngjitur në kuotën e 41 pikëve në vendin e tretë, teksa transfertat këtë sezon janë të preferuara për ta. Dueli u zhbllokua në limitet e pjesës së parë, teksa në të 44 minutë Duamena mposhti me një të majtë nga brenda zonës portierin Tafas. Edhe pjesa e dytë ishte me ritëm të njëjtë, teksa kapiteni Jackson shënoi në minutën e 63 nga pika e bardhë e penalltisë. Llogaritë e ndeshjes i mbylli Fernando në minutën e 90-të. Pas këtij suksesi, Egnatia merr vendin e tretë me 41 pikë, teksa Kukësi qëndron në pozitën e gjashtë me 35 pikë.

Në "Loro Boriçi", Vllaznia dhe Bylis barazuan 0-0 në një ndeshje me më shumë raste për miqtë e Shensoit. Te vendasit debutoi me një pikë trajneri i ri Auron Miloti, teksa Vllaznia ka gjashtë ndeshje pa fitore. Shkodranët me 38 pikë mbajnë vendin e katërt, teksa Bylis me 29 pikë qëndron në vendin e parafundit.

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Partizani fitoi 0-2 me Teutën në udhëtim. Të kuqtë e Colellas vijojnë të jenë në krye të Superligës edhe pas javës së 27-të, teksa presin nesër ndeshjen e rivalëve të Tiranës (kundër Erzenit). Ndeshja në Durrës u hap pas 10 minutash lojë, me Mba që shënoi një gol të bukur me kokë. Edhe pjesa e dytë ishte nën kontrollin e miqve, teksa Hoti i futur në fushë si zëvendësues në vendin e Da Silvës shënoi golin e dytë në minutën e 84. Me 47 pikë pas 27 javësh, Partizani mbetet në krye të renditjes, teksa Teuta me 34 pikë qëndron në vendin e shtatë.

Superliga, e shtunë - java 27-të:

15:00

Kukësi 0-3 Egnatia

Vllaznia 0-0 Bylis

18:00

Teuta 0-2 Partizani

E diel

15:00

Kastrioti - Laçi

18:00

Tirana - Erzeni

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
VIDEO/ Partizani lider në Superligë, 2 gola kundër Teutës në 'Niko Dovana'

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Partizani fitoi 0-2 me Teutën në udhëtim. Të kuqtë e Colellas vijojnë të jenë në krye të Superligës edhe pas javës së 27-të, teksa presin nesër ndeshjen e rivalëve të Tiranës (kundër Erzenit). Ndeshja në Durrës u hap pas 10 minutash lojë, me Mba që shënoi një gol të bukur me kokë. Edhe pjesa e dytë ishte nën kontrollin e miqve, teksa Hoti i futur në fushë si zëvendësues në vendin e Da Silvës shënoi golin e dytë në minutën e 84. Me 47 pikë pas 27 javësh, Partizani mbetet në krye të renditjes, teksa Teuta me 34 pikë qëndron në vendin e shtatë.

Ora 19:24
'Bëni dush dhe largohuni', Hallaçi shmang tensionet pas humbjes me Egnatian

Kukësi humbi 0-3 me Egnatian për javën e 27-të në Superligë. Disfata ka shkaktuar mërzitje në kampin e vendasve, teksa pas ndeshjes për Oversport, trajneri Rraman Hallaçi i ka dërguar të gjithë në shtëpi për mos krijuar tension.

“Ishte një ditë shumë e keqe për ne, një ditë e errët për t’u harruar. E pësuam golin e parë nga një pakujdesi. Në pjesën e dytë e pësuam sërish dhe gjithçka u mbyll. Sot kemi bërë ndeshje të dobët, duhet të bëjmë kujdes dhe të tregojmë forcën tonë. I thashë lojtarëve që të bëjnë një dush dhe të largohemi, nuk ka analizë tani, pasi nuk dua të krijohet tension. Nuk ka pse të krijohet presion lojtarëve. Nuk i kam kërkuar Europën, por që të shohim pjesën poshtë renditjes", tha Hallaçi.

Ora 18:45
Vllaznia gjashtë ndeshje pa fitore, trajneri i Bylis: Humbëm dy pikë në Shkodër

Vllaznia dhe Bylis barazuan 0-0 për javën e 27-të në Superligë. Pas ndeshjes, trajneri i mallakastriotëve, Naxhi Shensoj tha se Bylis humbi dy pikë në këtë duel, pasi të tijtë ishin më mirë se vendasit e Auron Milotit.

"Një kompliment për traditën e futbollit shkodran, është klub i madh. Po më pëlqejnë edhe tifozët e Vllaznisë. Ata janë “trajnerë”, aq shumë e njohin futbollin tifozët e Vllaznisë. Vetëm ka një të keqe, që ishin shumë të pakët sot, duhej të vinin më shumë në Shkodër. Vij me qef kur luaj kundër Vllaznisë se luajnë futboll të mirë, gjithashtu edhe tifozët i kanë kualitativ. Sa i përket ndeshjes, ne nuk i lejuam Vllaznisë që të na rrezikonte në pjesën e parë. U mbrojtëm shumë mirë, por në pjesën sulmuese nuk kemi bërë mirë. Në pjesën e dytë kishim raste shumë më të pastra se Vllaznia, por nuk i shfrytëzuam. Dy pikët i kemi humbur ne, jo Vllaznia, ishim më mirë sot", tha Shensoj.

Ora 17:05
Egnatia fiton pas dy ndeshjeve, rrogozhinasit mposhtin Kukësin në transfertë me tripletë (GOLAT)

Në "Kukës Arena", vendasit e Hallaçit humbën 0-3 me Egnatian për javën e 27-të në Superligën e futbollit. Miqtë nga Rrogozhina marrin tri pikë me vlerë pas dy ndeshjeve "jo", duke u ngjitur në kuotën e 41 pikëve në vendin e tretë, teksa transfertat këtë sezon janë të preferuara për ta. Dueli u zhbllokua në limitet e pjesës së parë, teksa në të 44 minutë Duamena mposhti me një të majtë nga brenda zonës portierin Tafas. Edhe pjesa e dytë ishte me ritëm të njëjtë, teksa kapiteni Jackson shënoi në minutën e 63 nga pika e bardhë e penalltisë. Llogaritë e ndeshjes i mbylli Fernando në minutën e 90-të. Pas këtij suksesi, Egnatia merr vendin e tretë me 41 pikë, teksa Kukësi qëndron në pozitën e gjashtë me 35 pikë.

S.DH/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre