VIDEO/ Ernest Muçi shënon supergol në Turqi, portieri 'sheh' topin në rrjetë

VIDEO/ Ernest Muçi shënon supergol në Turqi, portieri 'sheh' topin në rrjetë

Supergoli i Muçit

Ernest Muçi ka shënuar golin e tretë në Superligën e Turqisë. Besiktas luan kundër Ankaragucu për raundin e 33-të në Superligë, me Muçin që zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 18 minutave lojë.

Gol nga jashtë zone për Muçin, me sulmuesin e Kombëtares që befasoi portierin. Pasimi i Fernandes bëri që 23-vjeçari kuqezi mos mendohej dy herë dhe me një të majtë "të ëmbël" ia ndali sferën në rrjetë gardianit mik.

Gungordu nuk mundi të bëntë gjë tjetër veçse të shoqëronte sferën me sy, me topin që fundin e udhës kishte rrjetën. Tre gola për Muçin me Besiktas në elitë, teksa kujtojmë se sulmuesi u bashkua me "Shqiponjat" vetëm në shkurt 2024.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Rama poston foto krah familjes së Ali Ahmetit: Kujtim nga një ditë e shënuar

FOTO/ Rama poston foto krah familjes së Ali Ahmetit: Kujtim nga një ditë e shënuar