Partizani fitoi 1-2 me Erzenin në Durrës. Në "Niko Dovana", skuadra e Colellas shënoi dy gola në pjesën e dytë duke i bërë presion Tiranës kryesuese që nesër luan në Elbasan me Kastriotin. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa ishte da Silva në të 61 minutë që pas një skeme të bukur dhe asisti të Telushit e ndali topin pas krahëve të Xhikës, për avantazhin e "Demave". Në të 84 minutë Sota la me dhjetë lojtarë Partizanin, teksa në momentin më të vështirë për miqtë ishte Hoti që shënoi golin e dytë. I futur vetëm në fundin e lojës, fantazisti mposhti sërish Xhikën me një goditje nga jashtë zone. Në minutën e nëntë shtesë, Kahrimanovic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 1-2 edhe pas konsultës me VAR. Pas kësaj fitoreje, Partizani me 54 pikë mban sërish vendin e dytë, dy pikë më pak se Tirana kryesuese (një ndeshje më pak). Nga ana tjetër, Erzeni ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe ndodhet në vendin e shtatë me 38 pikë, duke rrezikuar zonën e ftohtë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.7%
-
Jo
75.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.5%
Vota total: 1302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KF Tirana merr tri pikë jetike për mbijetesën, fiton 1-0 kundër Bylisit në ‘Selman Stërmasi’
14 Mars, 17:41
-
'S'po ndihmojmë vetëm Asanin, por një komb të tërë', Kërnaja para ndeshjes me Vorën: Partizani është i karikuar për tri pikët
14 Mars, 15:59
-
Lëvizte me pistoletë me vete, pranga 34-vjeçarit nga Laçi
14 Mars, 12:10
-
Kaos dhe dy kartona të kuq në Egnatia - Vllaznia, rrogozhinasit braktisën ndeshjen për disa minuta! Sfida u mbyll pa gola
14 Mars, 08:25
-
'Na duhet kokë e ftohtë dhe zjarr në muskuj e zemër', Orges Shehi para sfidës direkte kundër Bylisit: Ernest? Rëndësi ka stema e Tiranës e jo individi
13 Mars, 14:42
-
Superliga/ Sot Egnatia - Vllaznia luhet për kreun e renditjes, vendasit më mirë me statistika! Gjini i miqve: Ambicia jonë është vetëm për fitore
13 Mars, 13:20
-
KF Tirana/ Krizë, pakënaqësi dhe refuzim për të luajtur, sulmuesi i rikthyer me bujë largohet pas 60 ditësh
12 Mars, 09:28
-
Lufta në Lindjen e Mesme rikthen Jasir Asanin në Shqipëri: Po, do stërvitem me Partizanin
12 Mars, 08:36
-
Superliga/ Partizani pesë fitore radhazi, mposht Dinamon në derbi dhe gjen zonën 'Final 4'! Egnatia përmbys 4-2 Teutën në Rrogozhinë, Dobi rrezikon shkarkimin
10 Mars, 09:06
-
Derbi i ‘final-four’, sonte Dinamo-Partizani! Mposhti Vllazninë, Flamurtari largon trajnerin (VIDEO)
9 Mars, 12:37
-
Superliga/ Tirana 'buzë greminës', AF Elbasani e mposht 0-1 mes tensionit në 'Selman Stërmasi'! Bylisi fiton 1-0 kundër Vorës dhe e parakalon në renditje
8 Mars, 17:10
-
Renditja/ Skënderbeu dhe Laçi nuk ndalen, Besa merr fitoren e dytë radhazi! U luajtën gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë
7 Mars, 16:06