VIDEO/ Et'hemi shënon në Turqi, ish-i i Skënderbeut përmbys shqiptarët

VIDEO/ Et'hemi shënon në Turqi, ish-i i Skënderbeut përmbys shqiptarët

Goli i Et'hemit

Valon Et'hemi ka shënuar golin e tretë në elitën e Turqisë me Istanbulspor. Për javën e nëntë në Superligë, skuadra e shqiptarëve humbi 1-2 me Ankaragucu në shtëpi, teksa për Istanbulspor golin e vetëm e gjeti shqiptari i Maqedonisë së Veriut. Ka qenë minuta e 55 e takimit kur Et'hemi do përfitonte në zonën kundërshtare nga pakujdesia e mbrojtjes mike.

Goli me kokë i shqiptarit nuk është mbajtur dot nga Istanbulspor, që ka pësuar në fundin e takimit me Ali Sowe. Ish-sulmuesi i Skënderbeut në Superligën shqiptare gjatë sezonit 2017-18 ka shënuar golin e dytë për Ankaragucu, duke i dhënë tri pikë. Në tetë duele Istanbulspor ka koleksionuar tetë pikë për vendin e 13-të në tabelë. Në fushë për skuadrën nga Stambolli luajtën edhe Rroca, Topalli dhe Guri.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës