34 vite më parë, në një ngjarje që do të mbetej e paharruar, Sali Berisha doli para studentëve dhe mbajti një fjalim për Ramiz Alinë, duke e lavdëruar atë si një lider të guximshëm. Berisha i përshëndeti përpjekjet e Alisë, duke theksuar rolin e tij si komandant i Brigadave Partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe si udhëheqës i vendit pas Luftës, gjatë periudhës së diktaturës.
Ai e konsideroi Alinë si një figurë të guximshme që udhëhoqi si ushtrinë në betejat çlirimtare, ashtu dhe vendin në betejat e reja për demokraci, por studentët nisën ta fishkëllejnë fort.
Berisha shprehu gjithashtu shpresën se Ramiz Alia do të mbetej një mik i Partisë Demokratike, duke theksuar marrëdhënien e tij të ngushtë me ish-diktatorin. Mirëpo, reagimi i studentëve ishte i fortë dhe i menjëhershëm: ata e fishkëllen dhe protestuan kundër fjalimit të tij.
Kjo detyroi Berishën të ndërpresë fjalimin, ndërsa përshëndetja e tij për Alinë mori një kundërpërgjigje të fuqishme nga ata që ishin pjesë e lëvizjes studentore, të cilët kërkonin më shumë liri dhe demokraci për Shqipërinë.
Ujku,u lye me miell për tu dukur dhi,Saliu i kuq,u lye me ngjye blu,për tu dukur demokrat por...,veset muk i ndryshuan dot.
PërgjigjuNuk duhet te harrojme qe Saliu ishte nje nga komunistet me te privilegjuar nga sistemi dhe se dyti,mendonte se duheshin puthur ca te pasme e marre me te mire e me temena sulltanet e kohes per hapjen e pluralizmit,por u be dhe vete nje lloj sulltani.
Përgjigju