VIDEO/ Gazetari gjerman: S’kam përjetuar kurrë një brohorimë si ajo e shqiptarëve, ishin 100 mijë shqiptarë në Dortmund

VIDEO/ Gazetari gjerman: S’kam përjetuar kurrë një brohorimë si ajo e shqiptarëve, ishin 100 mijë shqiptarë në Dortmund

Gazetari i BILD, Andre Albers ka shkruar për ndeshjen Shqipëri-Itali. Ai tha se edhe pse u mposhtën, kombëtarja shqiptare arriti diçka shumë të veçantë: Nedim Bajrami kaloi në epërsi pas vetëm 22 sekondash, duke shënuar rekord. Ai thotë gjithashtu se rekord ishin edhe brohoritjet nga tifozët shqiptarë.

Shkrimi i Bild

A ishte kjo brohoritja më e fortë e vitit?

Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian kundër Italisë, kombëtarja shqiptare arriti diçka shumë të veçantë. Edhe pse në fund shqiptarët humbën 2-1, rekordi i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një kampionat europian, nuk do të harrohet lehtë.

Pas një gabimi në rivënie të italianit Dimarco, shqiptari Nedim Bajrami kaloi në avantazh pas vetëm 22 sekondash.

Gjithashtu rekord ishin edhe brohoritjet nga tifozët shqiptarë.

Në edicionin e së dielës të Stammplatz, podkasti i përditshëm i futbollit i BILD, reporteri Phillip Arens përshkruan përshtypjet e tij nga skenat që u zhvilluan pas golit të parë të shqiptarëve.

“Një festë e tillë goli? Nuk mbaj mend të kem përjetuar ndonjëherë diçka të tillë. Gjithçka u shemb këtu! 50 mijë shqiptarë në stadium, këtë duhet ta imagjinoni. Thuhet se në qytet kishte rreth 100 mijë shqiptarë. Mbeta pa fjalë.”

Kështu festohet një gol rekordi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 17/06/2024 22:58

    Per tu skuqur ne fytyre nga ngjirja ne stadium na duket se bejme patriotin ne. Por nuk kam pare asnje te skuqet kur hedh letren ne rruge, asnje nuk skuqet kur nuk paguan taksat, asnje nuk skuqet kur vjedhin ne cdo moment qe iu jepet mundesia. Poooor, jemi patriote te medhenj kur luan kombetarja..

    Përgjigju
    • Tirona: 18/06/2024 07:34

      O Lulo

  • Gjermanija: 17/06/2024 22:10

    Kote i kan hargju a to lek se skena ekip

    Përgjigju
    • Rrekordi: 17/06/2024 23:33

      Ja vlen 300€ dhe te thuash pas 20 vitesh, golin me te shpejt ne Europian e kam pa ne stadium! Rrekordet mbesin , njeriu dhe leku ikin per lesh

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Hetimi për vdekjen e yllit të Friends’ Matthew Perry, disa figura të Hollivudit merren në pyetje

Hetimi për vdekjen e yllit të Friends’ Matthew Perry, disa figura të Hollivudit merren në pyetje